Strukturat madhështore të Romës së lashtë janë akoma “në këmbë” dhe pse kanë kaluar më tepër se 1000 vite që nga ndërtimi i tyre. Kjo gjë tregon për aftësitë e inxhinierëve romakë, të cilët perfeksionuan përdorimin e betonit.
Mirëpo si ka mundësi që materialet e tyre të ndërtimit arritën të perfeksionohen kaq mirë duke bërë që objekte si Panteoni dhe Koloseumi të ekzistojnë për më tepër se 2,000 vite?
Betoni romak, në shumicën e rasteve, është vërtetuar të ketë jetëgjatësi më të madhe se betoni që përdoret në ditët e sotme. Shkencëtarët zbuluan përmes një studimi përbërësit misterioz që lejuan romakët të krijojnë një material ndërtimi aq të fortë i cili mund të mbijetojë dhe në kushte tepër të vështira natyrore, si në zonat ku ka shumë tërmetet apo pranë lagështirave në porte.
Studiuesit zbuluan se në betonin e krijuar nga romakët gjendeshin disa copëza të bardha të formuara nga materiali i gurit gëlqeror të cilat i japin aftësinë betonit të rimbushë thyerjet e krijuara përgjatë kohës. Më parë këto copëza të bardha mendoheshin se vinin nga mospërzierja e mirë ose cilësia e ulët e materialeve.
“Për mua ishte tepër e vështirë të besoja se inxhinierët e vjetër romakë nuk do të bënin një punë të mirë pasi ata bënin përpjekje të shumta kur zgjidhnin materialet e tyre.” tha autori i studimit Admir Masic.
Në tekstet e vjetra romake sugjerohet përdorimi i materialit të gurit gëlqeror të papërzier me ujin si një produkt lidhës. Analizat e mëtejshme të betonit treguan se përziera është bërë në temperatura të larta, dhe ky ishte çelësi i jetëgjatësisë së betonit.