Në fillimet e saj, Netflix ka qenë një kompani shumë më ndryshe nga ajo që ne njohim sot. Kompania operonte po në sektorin e kinematografisë dhe merrej me shitjen e DVD 25 vite më parë.
Ditën e djeshme Netflix lajmëroi përmes një deklarate se do të shesë disqet e fundit nga DVD.com në 29 shtator, duke i dhënë fund njëherë e mirë këtij biznesi.
“Pas një pune të pabesueshme përgjatë 25 viteve, ne kemi vendosur që të mbyllim njëherë e mirë DVD.com më vonë gjatë këtij viti.” tha Netflix në një postim në blog. “Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të ofrojmë shërbimin më të mirë për të gjithë klientët tanë, mirëpo me biznesin që po kufizohet gjithnjë e më shumë dita ditës është shumë e vështirë që të ofrojmë këtë shërbim.”
Netfliix bleu domain-in DVD.com në mars të vitit 2012, vetëm disa muaj pasi përmbysën idenë e ndarjes së këtij biznesi në një entitet të ri të quajtur Qwikster. Netflix thotë se DVD e parë që është shitur nga kompania ka qenë një kopje e Beetlejuice në datën 10 mars 1988, dhe në total ka arritur të shesë 5.2 miliardë DVD.
Kopja më e shitur e filmave nga Netflix gjatë kësaj periudhe është The Blind Side.