CEO e re e caktuar nga Elon Musk është gati të nisë punën në Twitter dhe të performojë strategjitë e saja. Duket se gjithçka është gati për të, pasi Linda Yaccarno është larguar nga NBCUniversal pas një dekade ku punonte si drejtuese e reklamimit.
Në tweet-in zyrtar të publikuar nga Musk shkruhet: “Unë jam tepër i kënaqur të mirëpres Linda Yaccarimo si CEO-n e re të Twitter! @LindaYacc do të fokusohet kryesisht në operacionet e biznesit, ndërkohë që unë do të fokusohem në dizenjimin e produktit dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Mezi po pres që të nisim punën me Lindan për të transformuar këtë platformë në X, aplikacionin e gjithçkasë.”
Këto janë të gjitha informacionet e nevojshme që ne duhet të dijmë rreth Linda Yaccarino para se ajo të nisë punën në Twitter.
Në LinkedIn tregohet se gjatë jetës së saj ajo ka punuar në NBCUniversal në role të ndryshme si presidente e argëtimit në TV, drejtuese e shitjeve dixhitale të reklamave, drejtuese e partneritetit me klientët dhe reklamimin, drejtuese e reklamimit global dhe partneriteteve.
Në këtë kompani ajo është e njohur për gjetjen e mënyrave të reja që e bëjnë reklamimin sa më efektiv. Para këtij roli, CEO e re e Twitter ka punuar pothuajse 2 dekada në Turner Entertainment dhe njihet shumë për rolin që pati në operacionin e reklamimit.
Për sa i përket edukimit, Linda Yaccarino është diplomuar në Penn State University, ku studioi artet liberale dhe telekomunikacionin.