Një artiste skoceze e cila krijon stoli të ndryshme nga bakteret ka arritur një sukses të madh në TikTok. Chloe Fitzpatrick ka tërhequr me miliona ndjekës drejt profilit të saj përmes videove para dhe pas të këtyre stolive.
Disa kampione të marra nga lëkura e saj dhe bimët zhvillohen në ngjyra të cilat mund të përdoren për të lyer stolinë e krijuar nga rrëshira. “Bakteret konsiderohen nga njerëzit si shumë të shpifura, mirëpo unë po përpiqem të shfaq bukurinë e tyre,” tha Chloe për BBC Scotland.
Projekti final i 21 vjeçares mbi krijimin e stolive nga bakteret mundësoi që ajo të fitonte çmimin Sir James Black, i cili njeh kontributet e veçanta të studentëve në kërkime. Chloe ka shpërndarë rrugëtimin e saj me më tepër se 106.000 followers në TikTok, mirëpo videot e saj janë shikuar me miliona herë.
@chloefitz_design I dyed cotton with bacteria too, this is an extremely brief overview I havent spoke about what I am planning on doing in the future or where I see the art and design world going #biodesign #jeweller ♬ I Leave Again – Instrumental – Petit Biscuit
“Unë mendoj se videot e mia tërheqin shumë ndjekës pasi kjo duket si një ide e çuditshme,” tha ajo. “Shumë njerëz më kanë ndjekur përgjatë këtij proçesi që kërkon shumë kohë. Por unë jam tepër e kënaqur që njerëzit po shikojnë anën magjepsëse të baktereve dhe videot e mia po krijojnë një perspektivë të re.”