Pas një tjetër 3 mujori të dobët për sa i përket seksionit të reklamave, Meta lajmëroi ditën e sotme se ka vendosur të rrisë numrin e reklamave në Instagram me lançimin e 2 hapësirave të reja për reklamimm.
Tashmë reklamat do të shfaqen gjithashtu në Explore home page dhe në profile feeds. Reklamat janë gjithashtu të përfshira tashmë dhe në Facebook Reels, të cilat do të jenë klipe të shkurtra që do të shfaqen në Facebook.
Këto reklama të quajtura “post-loop” 4 deri në 10 sekonda që mund të bëhen skip, do të luhen pasi një Reel të ketë përfunduar. Kur reklama të përfundojë, ju do t’i riktheheni rrjedhës së shumtë me Reels. Njësoj si TikTok, shumë Reels janë dizenjuar për t’u ndjekur më tepër se 1 herë, mirëpo vendosja e reklamave në fundin e videove mund të bëjë që përdoruesit të shkojnë drejt një tjetër videoje në vend që të rishikojnë këtë Reel. Kjo do të jetë një lëvizje e rrezikshme nga ana e Meta, pasi mund të konsiderohet si një eksperiencë e dobët për përdoruesit.
Meta tha gjithashtu se do të nisë testimin e reklamave si “karuselë me imazhe” në Facebook Reels duke nisur nga dita e sotme.