Ky grup arkitektësh nga Kina kanë dëshirën që të krijojnë një vepër unike si dhe t’i japin një kuptim të ri kullave shumëkatëshe. Për këtë arsye ata projektuan këtë kullë mjaft elegante e cila do të përbëhet nga 99 “ishuj” që qëndrojnë pezull në qytetin e Shenzhen.
Arkitekti i mirënjohur Sou Fujimoto krijoi dizajnin e kësaj kulle masive që pluskon mbi Shenzhen dhe prezantoi idenë e tij në një kompeticion që kishte si tema kryesore “kuptimin e kullave në shekullin e 21” si dhe “rikonceptimin e kullave për të tërhequr një vëmendje të ngjashme me Eiffel Tower”.
Kjo kullë qëndron në një lartësi 268 metra dhe do të përbëhet nga 99 copëza të vogla individuale, ndërkohë që përmban dhe një plan kryesor horizontal. Këto copëza të ndërtesës janë të dizenjuara në një mënyrë të tillë që e bëjnë kullën të duket sikur po qëndron pezull në ajër.
Kulla do të ndërtohet me materiale si fibra e karbonit, çeliku, betoni dhe kavot Kevlar për të ruajtur balancën. Kati horizontal planifikohet që të përdoret për shfaqje të ndryshme, gjithashtu do të ofrojë zona observimi të qytetit nga lart, restorante dhe kafene. Dizajni mjaft i veçantë mendohet se do t’i përshtatet shumë këtij qyteti, i cili quhet ndryshe dhe Silicon Valley i Kinës.