Paniku financiar i kësaj jave nuk rriti vetëm frikën për kursimet, investimet dhe perspektivat e punës së njerëzve. Tendencat nga krizat e kaluara ekonomike tregojnë se kur tregjet pësojnë një rënie, mund të shkaktojnë probleme në shëndetin e qytetarëve të zakonshëm për vitet në vijim.
Rritjet e vetëvrasjeve, abuzimi me alkoolin dhe drogën, infarktet, goditjet në tru dhe komplikimet e lindjes zakonisht shtohen në popullsinë amerikane kur shteti është në një recesion. Dhe kjo po duket gjithnjë e më shumë se mund të bëhet realitet pas goditjes ekonomike të javës së fundit.
Ekonomistët në Goldman Sachs në fundjavë raportuan për një rrezik të rritur që ekonomia amerikane të jetë në një recesion brenda 12 muajve të ardhshëm nga 15 në 25%. Frika e një recesioni në SHBA – e shkaktuar nga të dhënat që tregonin se papunësia po rritej papritur – nxiti shitjet në tregun botëror të aksioneve të hënën.
Lidhja midis shëndetit dhe recesionit është e mirë përcaktuar tashmë – dhe ajo prek më shumë se vetëm bankierët e Wall Street. Efektet zvogëluese të një recesioni mbi papunësinë, uljet e pagave, rritjen e borxhit dhe kostot më të larta të strehimit, të gjitha ndikojnë në jetën e përditshme të të gjithë amerikanëve.
Hera e fundit që SHBA ishte në recesion ishte pas krizës financiare të vitit 2008. Në vitin 2009, u regjistruan rreth 5000 vetëvrasje më shumë sesa pritej në një vit mesatar, një rritje prej rreth 15%. Dhe vetëvrasjet vazhduan të rriteshin për vitet në vijim. Në përgjithësi, studimi ka treguar se problemet financiare të karakterizuara nga papunësia, vështirësia në gjetjen e një pune, karta krediti dhe forma të tjera borxhi dhe të ardhura të ulëta mund rrisin rrezikun për vetëvrasje me 20 herë. Mund të rrisë gjithashtu gjasat që një person të konsumojë shumë alkool ose drogëra për t’u përballur me dëmin emocional të shkaktuar.