September 22, 2020

6 këshilla nga fotografë profesionistë

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
6 këshilla nga fotografë profesionistë

Fotografia është padyshim arti më i lehtë për tu aksesuar, por të kesh një kamera nuk të bën automatikisht fotograf, për këtë duhen vite e vite eksperiencë.
Këtë të fundit e kanë me shumicë 6 profesionistët këshillat e të cilëve janë për tu marrë në konsideratë.

 

Joel Meyerowitz.
Parashiko momentin.

6750.jpg Fotografia urbane ka të bëjë shumë me përditshmërinë. Njerzit kanë tendencën që të përsërisin veten papushim, gjithmonë dikush do rrëshkasë, do i bjerë një shtylle, do trembet.
Është e nevojshme të jesh i vëmendshëm ndaj gjithçkaje, ki mendjen dhe mbaje aparatin apo smartphonin gati kurdo. Ndonjëherë mundesh të parashikosh diçka që do të ndodhë vetëm duke parë jetën teksa kalon e nxituar përpara teje.

 

Rineke Dijkstra.
Beso në fuqinë e rastësisë.

3535.jpg Fotografia ka të bëjë shpesh shumë me kompozimin, gjetjen e pozicionit të duhur, drita, ngjyrat etj. Por ndonjëherë duhet t'i besosh edhe momentit. Tensioni midis asaj që mund të kontrollosh dhe asaj që nuk mundesh, përcakton përfundimisht fuqinë e imazhit. Ndër fotot e mia më të famshme është ajo e një vajze të vogël mbi një triçikël. Teksa po përpiqesha të shkrepja fotot e mia, ajo u afrua dhe më shihte me kuriozitet, por shprehia e saj, fytyra e vendosur dhe gjithë imazhi i saj rezultuan të ishin vendimmarrëse.

Ellen von Unwerth
Bëj sa më shumë qejf të mundesh.
1772.jpg

 

Përpiqem t'i bëj njerzit më të mëdhenj se vetë jeta në fotografi, t'i bëj të duken si superheronj. Vdes t'i ekzagjeroj gjërat, stilimin, makeupin, por më e rëndësishme është t'i bëj të zbaviten. Të kapësh personalitetin e dikujt është më e rëndësishme në një fotografi sesa fiziku i tyre. Përpiqu të bësh dikë të ndjehet i fortë dhe ekspresiv. Luaj me të.

Liz Johnson Artur.
Ji i dukshëm.

8688.jpg

Shpesh më pyesin si i bëj fotot e mia, dhe përgjigja më e drejtë është të qënit i hapur për atë çka dua dhe të afruarit në mënyrë direkte; jo të përpiqem të kap një moment, por të jem aty kur momenti të ndodhë. Të jesh i dukshëm nuk do të thotë medoemos të prishësh situatën. Në rrugë më pëlqen ta marr prezencën e njerzve ashtu si më prezantohen, dhe për mua kjo do të thotë të prezantohem gjithashtu.

 

Nick Waplington.
Familjarizohu me panoramën dhe mos u nxito.

4800.jpg

Kur e njeh një panoramë mirë, ti i kushton vëmendje mënyrës si ajo ndryshon: si drita është më neutrale gjatë mesditës, si një ditë me diell jep një ngjyrim portokalli dhe si futen njerzit në të.

 

Nadav Kander.
Qëndro i zhytur në vete dhe proçesin tënd.

4461.jpg

Kjo këshillë shkon në mënyrë direkte për punën digjitale të ditëve të sotme dhe shkon për ata që po fillojnë të praktikojnë fotografinë. Nëse një student vjen dhe më pyet si arrita të krijoj gjuhën time, si arrita ta formoj dhe mpreh zërin? Do të thoja nëpërmjet qëndrimit alert ndërsa fotografon. Nëse e kthen aparatin vazhdimisht për të parë ekranin prapa, sapo të marrësh një rezultat të mirë do ta humbësh lidhjen: humb ankthin dhe dëshirën për të bërë më të mirën e mundshme.

Tuesday, 15 September 2020 16:51 Last modified on Tuesday, 15 September 2020 17:06

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo