Nga data 17 deri në 23 prill, në Milano do të zhvillohet eventi Salone del Mobile dhe Fuorisalone, kryefjala e të cilave do të jetë “Laboratorio Futuro”. Në këtë event do të ketë një fokus të veçantë në produktet e ripërdorshme, proçeset dhe materialet e qëndrueshme, inovacionin si dhe rolin e inteligjencës artificiale.
Më poshtë do të tregojmë se cilat do të jenë fokuset kryesore të disa kompanive të rëndësishme që do të marrin pjesë në këtë event
5vie, Isola, Brera dhe Altrove
Tema kryesore për kompaninë 5vie do të jetë “Dizenjimi i mirë” me një fokus në dizjanin amator dhe kontaminimin me artin dhe aftësitë mjeshtërore.
Isola Design District do të zhvillojë festivalin e veçantë Isola Design Festival, me 6 ekspozita të veçanta që i dedikohen mobiljeve rigjenerative, dizajnit për koleksionues, mjeshtëria kontemporane si dhe mirëqenja.
Brera Design District do të zhvillojë gloTM për zhvillimin e projekteve të artit në bashkëpunim me artistin Agostino Iacurci.
Projekti Altrove do të largohet disi nga rrugëtimi tradicional i Fuorisalone do të vëjë dizenjimin e vendeve në distriktin Giambellino.
Hapësirat e Aquario Civico do të animohen nga zëri dhe instalacioni vizual “Trame”, që është krijuar nga Stark në bashkëpunim me Alice Buroni, Gloria Lisi dhe Alex Buroni.
Ikea, Tortona dhe Base
Ndër protagonistët e këtij eventi do të jetë dhe IKEA, e cila feston përvjetorin e 80-të të saj me një shfaqje që i dedikohet produkteve më ikonike të kompanisë nga e shkuara, por do të prezantohen dhe disa produkte të reja.
Tortona Rocks e nis këtë event me pyetjen “Si po kujdesesh për të nesërmen? Dizenjo instruksione”, për të reflektuar në mënyrën se si dizajni mund të inkurajojë stilet e ndryshme të jetesës për përballimin e ndryshimeve klimatike.
Base Milano prezanton edicionin e 3-të të “We Will Design”, duke prezantuar produkte gjithëpërfshirëse si dhe të aksesueshme nga të gjithë jo vetëm ekonomikisht, por edhe nga të gjitha moshat, gjinitë dhe kulturat.
Article by Gisela Shabani