August 11, 2022

Elon Musk pyet veten nëse TikTok po shkatërron civilizimin

Elon Musk pyet veten nëse TikTok po shkatërron civilizimin

Elon Musk ka publikuar një pyetje në adresën e tij zyrtare në Twitter ku pyet: “A po e shkatërron civilizimin TikTok? Disa njerëz mendojnë kështu. Ose ndoshta rrjetet sociale në përgjithësi.”

Kjo pyetje është disi e çuditshme nga ana e tij, ndërkohë që ai është aktualisht në negociata për të blerë rrjetin social Twitter, e cila deri më tani duhet të ishte finalizuar, por Musk po kërkon për më tepër informacione lidhur me bots në platformë.

 

 

Megjithatë Musk pranon se TikTok “sigurohet që ju të mos mërziteni asnjëherë", dhe vlerësoi inxhinierët e aplikacionit për perfeksionimin e algoritmit që e bën platformën më tërheqësen e mundshme. “Disa nga videot në platformë janë ofenduese, por nuk janë të mërzitshme.”

Më pas ai përdori TikTok si një shembull para punonjësve të tij për të shpjeguar se në Twitter ai nuk dëshiron që të shfaqen përmbajtje të mërzitshme. Në të njejtën mbledhje Elon zbuloi planin e tij për “zërin e lirë” në Twitter, duke i treguar stafit se “duhet t’i lejojnë njerëzit të flasin atë që dëshirojnë, pra mendime shumë të egra, për sa kohë nuk shkelin ligjin.

Megjithatë Musk dëshiron që përdoruesit e platformës të mos ndihen të ngacmuar ose jo të rehatshëm në platformë dhe se liria e shprehjes nuk është e barabartë me “lirinë e arritjes drejt personave të caktuar”, pra platforma do të limitojë përhapjen e këtyre tweet-eve të dëmshme.

Saturday, 25 June 2022 10:03 Last modified on Saturday, 25 June 2022 14:06

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019