May 30, 2020

Nokia shfaqet në serinë e re të 007

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Nokia shfaqet në serinë e re të 007

Me situatën e rëndë të Coronavirusit nëpër këmbë eventet globale po anullohen njëra pas tjetrës. Të gjitha përveç HMD Global e cila ka postuar një teaser të serisë më të fundit të Agjentit 007 No Time To Die ku kastit fantastik duket se i është shtuar edhe një yll: Nokia.

Në 19 Mars do të shpallet smartphone i parë 5G i Nokia dhe mesa duket pjesë e marketimit qënka edhe James Bond.

Në skenën 90 sekondëshe agjentja Nomi degjohet të thotë: "36 orë ndjekje dhe kemi akoma" dhe kamera tregon baterinë e Nokias në 20% duke hedhur kështu dyshimet se ndoshta për herë të parë do të kemi një tentativë për një smartphone që zgjat 2 ditë.

Gjithashtu nga klipi mësojmë se smartphone do të vazhdojë të jetë Stock Android, do të ketë një notch për kamerën selfie, 4 lente dhe një sensor shenjash gishti prapa, dhe për fat të mirë headphone jack vazhdon të jetë prezente.

Megjithatë Nokia 5G nuk do të jetë i vetëm, në film do të përdoret edhe një Nokia 7.2. Dhe siç i ka hije një filmi legjendar, në të do të përfshihet edhe një celular legjendar: Nokia 3310.

Update: Fatkeqsisht, sapo mësuam se për shkak te anulimit të xhirimeve në Venzia (sigurisht nga frika e Coronavirus), filmi do të shtyhet për në 12 nëntor dhe jo në prill 2020 kur ishte programuar.

 

Thursday, 05 March 2020 16:56 Last modified on Friday, 06 March 2020 11:41

Geek Room on Instagram