September 20, 2021

Blue Origin kritikon NASA-n pasi ajo zgjodhi SpaceX për transportimin e astronautëve në Hënë

Blue Origin kritikon NASA-n pasi ajo zgjodhi SpaceX për transportimin e astronautëve në Hënë

Blue Origin e Jeff Bezos vazhdon me kritikat e saj drejt vendimit të NASA për nënshkrimin e kontratës me SpaceX të Elon Musk, e cila do të ndërtojë një anije kozmike që do të bëjë të mundur uljen e astronautëve në Hënë.

Përmes një publikimi në faqjen zyrtare të kompanisë ditën e mërkurë, kompania e quajti përdorimin e Starship nga SpaceX për këtë mision si “tepër komplekse dhe me risk të lartë”. Kjo deklaratë i referohet një kritike të bërë nga zyrtarët e NASA në vlerësimin e Starship për Lunar Lander Program.

bezos-mad_resize_md.jpg

“Ka një numër të paprecedent teknologjish, zhvillimesh dhe operacionesh që nuk janë bërë kurrë më parë që Starship të ulet në Hënë. NASA bëri një zgjedhje të gabuar duke injoruar rreziqet domethënëse të modelit të ofruar.” shkruan Blue Origin.

Mirëpo një aspekt që nuk u përmend në komentet e Blue Origin ishte buxheti i kërkuar për realizimin e këtij programi. SpaceX kërkoi $2.9 miliardë për realizimin e programit, ndërkohë që oferta e Blue Origin qëndronte në $5.99 miliardë. Në raundin e parë të Human Landing System NASA shpërndau rreth $1 miliardë për zhvillimin e koncepteve drejt SpaceX ($135 milionë), Dynetics ($253 milionë) dhe Blue Origin (579 milionë).

Kjo kompani kërkon që NASA të japë një kontratë të dytë nën strukturën origjinale të Human Landing System.

Thursday, 05 August 2021 02:44

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo