Është me të vërtetë e habitshme se si ngjarje të rëndësishme botërore janë parashikuar mjaft mirë nga seriali i animuar “The Simpsons”. Parashikimi i rradhës është pikërisht ai i fluturimit drejt hapësirës të miliarderit të Virgin Galactic, Richard Branson.
Fansat e këtij seriali vunë re se një skenë nga një episod i publikuar në 2016 ishte tepër i ngjashëm me pamjet e publikuara ditën e dielë të Branson ndërkohë që ai lëvizte në mungesë të gravitetit. Saktësisht, bëhet fjalë për episodin “The War of Art” në sezonin e 25 ku shfaqej Branson i animuar që admironte një pikturë ndërkohë që qëndronte pezull në anijen kozmike.
Njerëz të ndryshëm filluan të komentonin në Twitter rreth kësaj ngjarjeje duke thënë: ”Si është e mundur që The Simpsons parashikojnë çdo gjë?”. Më pas erdhi dhe komenti nga adresa zyrtare e Virgin Atlantic ku shkruan: “The Simpsons e parashikuan këtë ngjarje…” bashkë me një emoji duartrokitjeje.
The Simpsons predicted it… ?
— virginatlantic (@VirginAtlantic) July 13, 2021
Megjithatë ky nuk është një parashikim që vjen në mënyrë të papritur, pasi Branson themeloi Virgin Galactic që në 2004 me premtimin se një ditë do të dërgonte turistë në hapësirë.