May 18, 2021

Verizon shet AOL dhe Yahoo për gjysmën e çmimit që paguajti për t’i blerë

Verizon shet AOL dhe Yahoo për gjysmën e çmimit që paguajti për t’i blerë

Apollo Global Management ka blerë nga Verizon AOL dhe Yahoo për $5 miliardë, gati gjysma e çmimit $9 miliardë që Verizon paguajti për t’i blerë ato më parë. Marrëveshja, që përfshin dhe biznesin ad tech, do t’i japë fund eksperimentit të Verizon në prodhimin dhe reklamimin e medias. Megjithatë kjo kompani do të ketë akoma 10% të aksioneve të Yahoo.

“Ne jemi tepër të gëzuar që do të kemi mundësinë e zhbllokimit të potencialit të vërtetë të Yahoo dhe koleksionit të saj të pakrahasueshëm të brendeve” tha partneri i Apollo, Reed Rayman.

Verizon fillimisht paguajti $4.4 miliardë për AOL në 2015 dhe $4.5 miliardë të tjera për Yahoo dy vite më vonë. Divizionet e medias përfshinin Yahoo Sports, TechCrunch dhe Engadget. Në 2019 Verizon shiti Tumblr për një vlerë që mendohet të ketë qenë rreth $3 milionë, e cila është shumë e vogël krahasuar me $1.1 miliardë që Yahoo shpenzoi për blerjen e saj në 2013.

Në të kaluarën, AOL ishte mënyra se si njerëzit lidheshin në internet dhe Yahoo ishte faqja e parë e saj. Në momentet më kulminante të saj, kompania kishte një vlerë prej $200 miliardë, ndërkohë që Yahoo vlerësohej mbi $125 miliardë.

Tuesday, 04 May 2021 01:05

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo