Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Çfarë na tërhoqi vëmendjen në Milan Design Week? Qëndrueshmëria dhe ripërdorimi po transformojnë marrëdhënien tonë me produktet që përdorim
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Çfarë na tërhoqi vëmendjen në Milan Design Week? Qëndrueshmëria dhe ripërdorimi po transformojnë marrëdhënien tonë me produktet që përdorim
Entertainment

Çfarë na tërhoqi vëmendjen në Milan Design Week? Qëndrueshmëria dhe ripërdorimi po transformojnë marrëdhënien tonë me produktet që përdorim

Last updated: 10 Maj, 2024 7:27 pm
Ndaj
5 Min lexim

Kauza e natyrës ose ‘Materia Natura’ ishte kryefjala e Milan Design Week 2024, një prej eventeve më të rëndësishme në fushën e dizajnit. ‘Materia Natura’ vjen si një thirrje e hapur për sipërmarrjet dhe dizenjuesit për të përfshirë qëndrueshmërinë si një parim kyç në punën e tyre të përditshme krijuese. Koncepti i qëndrueshmërise le pas modelin tradicional ‘krijo – përdor – hidh’ dhe sjell një model të ri të ekonomisë qarkulluese i cili përqëndrohet në riciklimin dhe përdorimin e ri për një sistem të qëndrueshëm. 

VEJA, IQOS dhe Sunbrella ishin disa prej dhjetra markave të cilat vizituam përgjatë javës së dizajnit dhe ajo çfarë na tërhoqi ishte mënyra sesi industri të ndryshme kanë përqafuar konceptin e ekonomisë qarkullese dhe ripërdorimit në produktet e tyre. 

VEJA

Ne ndaluam në Milan Design Week, në kutinë transparente me mbishkrimin ‘Pastro, Riparo, Hidh’ me një thirrje për të gjithë përdoruesit për të konsideruar riparimin e alteteve të vjetra. 

VEJA, si një markë atletesh e sheh ndryshimin te ripërdorimi. VEJA do të thotë ‘të shohësh’ në gjuhën portugeze dhe ky është elementi ‘niche’ që kompania synon të përcjelli. Të shohësh përtej atleteve që përdor dhe të kuptosh sesi ato janë prodhuar. Prej vitit 2005, kompania ka dizenjuar atlete duke u përqëndruar në parimin e drejtësisë ekonomike dhe materialeve ekologjike. Kompania përdor produkte organike dhe një shumëllojshmëri materialesh të ricikluara.  

IQOS

Parimin e ripërdorimit e pamë të shtrihet përtej atleteve duke prekur tashmë dhe teknologjinë. Në stendën e IQOS u njohëm me projektin REC, i cili kërkon të ndryshojë mënyrën si ne menaxhojmë mbetjet elektronike duke ricikluar mbi gjysëm milioni pajisje LIL dhe IQOS. Ne mësuam se nga ky proces riciklimi është prodhuar një produkt totalisht i ri. IQOS Refreshed është pajisja e prezantuar së fundmi për tregun Italian. Refreshed lindi nga fakti se hedhja e produkteve nuk është zgjedhja më e mire dhe më e qëndrueshme. 

Nga një intervistë e shkurtër me Gianluca Iannelli, drejtuesin e kategorisë të produkteve pa tym në Philip Morris Italia mësuam më shumë mbi prezantimin e këtij produkti të ri dhe qëndrueshmërisë sipas PMI. 

Ky produkt buron nga objektivi i kompanisë në Itali dhe në të gjithë botën për të ndërtuar një të ardhme pa tym. Për të arritur këtë objektiv kompania prej 2008 ka investuar më shumë se 12 bilion dollar për të zhvilluar në mënyrë shkencore një alternative për produktet me djegie për t’ju përshtatur nevojave të duhanpirësve që nuk mund ta lenë duhanin. Italia është ‘zemra’ e këtij transformimi që nis me bujqësinë 4.0, kërkimin e thelluar, zhvillimin, trajnimet, kujdesin ndaj klientit deri te riciklimi i pajisjeve. 

Gianluca Iannelli, Drejtues i kategorisë së produkteve pa tym në Philip Morris Italia

Ndërkohë për sjelljen e këtyre iniciativave të IQOS në tregun shqiptar, Jorontin Qeraca nga kujdesi i klientit dhe produktit u shpreh:

Aktualisht në vendin tonë praktikohet iniciativa e ‘Trade-in’, ku përdoruesit kthejnë paisjet e përdorura dhe marrin një paisje të re. Ky proces shmang shtimin e mbetjeve dhe këto pajisje asgjesohen në menyre te kontrrolluar, duke bërë diferencimin e materialeve. Po punohet që në te ardhmen këto nisma të cilat po praktikohen globalisht, sic është dhe produkti final IQOS Refreshed, të implementohen edhe në Shqipëri.

Jorontin Qeraca, kujdesi i klientit dhe produktit, Philip Morris Albania

Milan Design Week na dëshmoi se ky transformim nuk ka prekur vetëm produktet e konsumit apo ato teknologjike por dhe materiale të cilat janë kudo rreth nesh, divanet, jastëkët, perdet, çantat, pëlhurat e më gjerë. 

SUNBRELLA

Sunbrella, marka amerikane e prodhimit të tekstileve dhe pëlhurave u prezantua në Milano me një instalacion të kuruar nga Liz Collins. Krijmi i Collins riimagjinon si mbetjet e tekstileve mund të ripërdorën në mënyra të reja dhe inspiruese për të krijuar produkte të qëndureshme. Materiali i përdorur për instalacionin është një nënprodukt që vjen nga procesi i tjerrjes dhe nxjerr në pah një koncept të ri të prodhimit qarkullues.  

Këto ishin disa prej projekteve që na tërhoqën vëmendjen në Milan Design Week. Jo vetëm për mënyrën sesi industri të ndryshme po përqafojnë ekonominë qarkulluese por dhe sesi ripërdorimi po kthen mbetjet në zgjidhje funksionale dhe të qëndrueshme për përditshmërinë tone. 

Po largohemi me një pyetje në mendje. Po ne, a jemi të gatshëm për të përdorur produkte të ricikluara për një të ardhme më të mire, më të qëndrueshme? 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Superkompjuteri i NASA tregon se çfarë do të shikonim nëse do të gllabëroheshim nga një vrimë e zezë në hapësirë
Tjetra EA po planifikon të shtojë reklamat në lojrat më të njohura të saj

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Këto janë pasaportat më të fuqishme në vitin 2024

11 Janar, 2024
Entertainment

Mark Zuckerberg bashkëpunoi me T-Pain për të krijuar një cover të këngës “Get Low”

14 Nëntor, 2024
Entertainment

Ndizet lufta e privatësisë mes Facebook dhe Apple

15 Shkurt, 2021
Entertainment

SHBA planifikon të vendosë kufizime në tregtinë me 36 kompani të tjera kineze

18 Dhjetor, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?