Nuk ka nevojë ti thuash një Shqiptari që Mercedes është makina më e mirë ndonjëherë, ama kur merr vesh që Maybach S650 do të sjellë një version akoma më të veçantë duhet tua themi me patjetër.
Kompania ka shfaqur për publikun edicionin Night me fibra karboni, ekskluzivisht për tregun Amerikan dhe vetëm 15 copë janë të disponueshme.
E ndërsa llotaria na zhgënjeu edhe këtë vit mundemi sidoqoftë ta admirojmë në distancë.
Mercedes Maybach S650 do të jetë plot me elementë fibra karboni, përpara dhe prapa, nga bishti deri te parakolpi dhe disqet Maybach style 20-inch.
I mbuluar nga një bojë Obsidian Black dhe me tapiceri Lëkurë Nappa në porcelan dhe të zezë.
Motorri 6.0 V12 biturbo prodhon 621 kuaj fuqi dhe është më i fuqishmi në linjën Maybach sedan. Nga 0-100kmh për 4.6 sekonda.
Magic Body Control edhe këtu do të jetë prezent, një sistem inteligjent i cili skanon terrenin përpara makinës dhe automatikisht programon amortizatorët për vozitje sa më të butë.
Maybach S650 është i projektuar absolutisht për të sjellë maksimumin e luksit. Të gjitha sediljet kanë sistem masazhi, dhe këndet e tyre janë projektuar për maksimumin e relaksit.
Mjeti do të kushtojë $242,950 dhe $995 do të kushtojë shërbimi idërgimit.