August 11, 2020

Mercedes-AMG GT R Black Series është këtu

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Mercedes-AMG GT R Black Series është këtu

Mercedes sapo lëshoi një tjetër përbindësh nën emrin AMG GT Black Series, në një video ku YouTuberi Shmee150 shkon ta vjedhë në magazinën Affalterbach.
Dhe nga pamjet e para konkluzionet janë si më poshtë vijojnë.

Pjesa e përparme e makinës është zaptuar nga një grilë gjigande identike me GT3. Parakolpi ka një spoiler më të thellë, i cili mbyllet nga një palë krahë anash. Kofano është gjithashtu e re.

Parafangot janë më të gjëra për të lejuar ajrin të qarkullojë më mirë anash dhe nën automjet.
Pjesa e pasme gjithashtu është më e gjërë me ndryshime të dukshme poshtë. Ama asgjë nuk na emocionon aq sa bishti i pasëm gjigand me dy nivele, i cili i jep një ndjesi edhe më afër GT3 racer.

Sa i përket motorrit nuk ka ende informacione të konfirmuara, ama flitet se V8 4.0-liter është modifikuar për të prodhuar 710 kuaj fuqi.
Disa zëra thonë se ky mjet ka bërë një xhiro të plotë rreth Nurburgring për 6 minuta e 58 sekonda.

Shumë shpejtë presim të dalin informacione dhe pamje më të detajuara nga Mercedes, mbetemi në pritje.

 

 

Friday, 10 July 2020 13:44 Last modified on Friday, 10 July 2020 13:53

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo