June 25, 2022

Këto janë 3 fakte që e bëjnë Kia Sportage 2022 unike

Këto janë 3 fakte që e bëjnë Kia Sportage 2022 unike

Është një fakt i njohur se SUV dhe crossovers janë makinat më të shitura përgjatë viteve të fundit. Me më tepër njerëz që kanë nevojë për komfort në makinat e tyre kompakte, prodhuesit e makinave normalisht po përgjigjen duke dizenjuar produkte të reja.

Kia Sportage 2022 është një ndër makinat më të mira në këtë department dhe vjen në një çmim plot leverdi për shërbimet që ofron si dizajni inovativ dhe teknologjia e lartë e përdorur në të.

Më poshtë ne do të listojmë 3 fakte që e bëjnë Kia Sportage 2022 unike.

Kia Sportage 2022 ofron pamje, motorë dhe shërbime të ndryshme për stile të ndryshme drejtimi

2023-kia-sportage-starts-from-25990-slightly-more-expensive-than-the-hyundai-tucson-0c21ae0.jpg

Kia Sportage 2022 nuk është një crossover sportiv me nisjen më të shpejtë, por është tepër praktike dhe e rehatshme. Kjo makinë vjen në 7 modele të ndryshme mes të cilave ju mund të zgjidhni atë që i përshtatet më tepër stilit tuaj të drejtimit. Secila prej këtyre modeleve është e pajisur me shërbime dhe çmime që i përshtaten buxheteve të ndryshme.

Gjëja më e mirë e Kia Sportage 2022 është fuqia hibride e saj. Motori standard ka kapacitet prej 1.6 litrash me 4 cilindra, që ofron 187 kuajfuqi dhe vjen me një transmision automatik me 8 marshe. Ndërkohë që opsioni hibrid vjen me një motor 1.6 litra me 4 cilindra dhe një motor elektrik, të cilat së bashku gjenerojnë 226 kuajfuqi. Bateria në modelin hibrid mundëson që makina të kryejë 41.4 km vetëm duke përdorur energjinë elektrike.

Dizajni origjinal i Kia Sportage 2022

2023-kia-sportage-starts-from-25990-slightly-more-expensive-than-the-hyundai-tucson-9fc23c0.jpg

Përmes pamjes së re tepër origjinale me drita të holla kjo makinë mund të njihet nga një largësi mjaft e madhe. Qëndrimi i lartë, trupi më i madh se më parë dhe një tavan me dy tone të ndryshme vetëm përmirësojnë pamjen e Kia Sportage 2022.

Kia ka arritur që në kërë makinë të zbusë vijat e mprehta në pjesën e parme duke ruajtur pamjen “agresive” me dritat unike.

Pajisjet teknologjike në Kia Sportage 2022

2023-kia-sportage-starts-from-25990-slightly-more-expensive-than-the-hyundai-tucson-ad7d659.jpg

Pjesa e brendshme e Kia Sportage 2022 është shumë e thjeshtë për t’u pëlqyer. Dizajni modern përfshin një ekran të madh dixhital dhe kontrolle intuitive që e bëjnë më të pëlqyeshme eksperiencën e drejtimit të një makine të tillë.

Kia Sportage ofron lidhjet Apple Carplay dhe Android Auto, një karikues wireless për smartphone-in tuaj, Wi-Fi, porta karikimi USB, ndenjëse me ngrohje dhe shumë shërbime të tjera që ju mund të shtoni gjatë porositjes së makinës.

2023-kia-sportage-starts-from-25990-slightly-more-expensive-than-the-hyundai-tucson-0fdda08.jpg

Kia Sportage 2022 nuk i mungojnë as shërbimet e sigurisë. Modeli standard ofron elemente mbështetëse të drejtimit si frenimi automatik i emergjencës kur zbulohet prania e një kalimtari apo çiklisti, sensorë parkimi, active line control.

Për të përfituar më tepër shërbime të tilla, ju mund të konfiguroni makinën sipas dëshirave tuaja.

Thursday, 23 June 2022 23:51 Last modified on Friday, 24 June 2022 10:39

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019