BYD nënshkroi një marrëveshje për ndërtimin e një fabrike masive $1 miliard për prodhimin e makinave elektrike në Turqi të hënën. Lajmi vjen pasi BYD hapi fabrikën e saj të parë në Tajlandë, me të tjera të planifikuara në Brazil dhe Meksikë ndërsa zgjerohet në tregjet jashtë shtetit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë i pranishëm në momentin e firmosjes së marrëveshjes midis CEOs së BYD, Wang Chuanfu dhe Ministrit të Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kaci në Turqi.
Zyrtarët treguan se fabrika do të ndërtohet në provincën Manisa duke filluar nga vitit 2026, dhe do të bëhet i mundur prodhimi i deri në 150,000 makinave në vit. Falë kësaj marrëveshje të re, në Turqi do të krijohen deri në 5,000 vende pune. Shteti i Turqisë ishte strategjik për BYD pasi mund ta ndihmojë atë të kapërcejë ndikimet e mundshme të tarifave të reja të BE-së ndaj importeve kineze të automjeteve elektrike.
BE ka vendosur tarifa shtesë deri në 38.1% për makinat elektrike nga Kina. Edhe pse BYD ishte përfshirë, ajo kishte tarifa ekstra më të pakta, prej 17.4%. Sipas një studimi nga Rhodium Group, BYD fiton rreth 14,300 euro për çdo model Seal U të shitur në BE ndërsa në Kinë, fiton rreth 1300 euro.
Raporti vëren se tarifat e BE-së do të duhej të rriteshin në 50% ose më tepër për të pasur një ndikim, por kjo mund të dëmtojë edhe më shumë prodhuesit evropianë të automjeteve.