August 11, 2020

Facebook përpiqet ti ngjajë sa vjen e më shumë Instagramit

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Facebook përpiqet ti ngjajë sa vjen e më shumë Instagramit

Shkrirja e Facebook dhe Instagram afrohet ndonjë hap më shumë me eksperimentet më të fundit në rrjetin social origjinal.

Facebook po teston nëpërmjet disa faqeve të zgjedhura, opsione të reja. Ndër to është edhe paraqitja e faqeve publike e cila vë më shumë theksin tek emri i faqes, përshkrimi dhe numri i ndjekësve. Duke u përpjekur ta bëjnë të duket më shumë si një profil rrjeti social sesa një website.

3f19b7c0-ccad-11ea-ad3d-c2c332f73c5f.jpg
Design-i i ri as që do t'ia dijë më për butonin Like apo numrin e tyre, kjo vjen krejt natyrshëm pasi vetëm ata që bëjnë follow, u mbërrijnë materialet në feed, për rrjedhojë ajo është vlera e vërtetë e faqes.

Përveç planifikimit të ri Facebook do të sjellë strumente të reja për menaxhimin e llogarisë. Do të jetë më e thjeshtë për të kaluar nga profili personal tek faqja publike, dhe do të jetë më e thjeshtë të menaxhohet leja për administratorë.
Forma e re do të fillojë të duket më shumë në ditët në vijim por përderisa është thjesht një eksperiment mundet që edhe të mos e shohim kurrë në treg.

Thursday, 23 July 2020 11:53 Last modified on Thursday, 23 July 2020 11:57

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo