January 29, 2022

Instagram mund t’ju lejojë të editoni rradhitjen e postimeve tuaja sipas dëshirës në të ardhmen

Instagram mund t’ju lejojë të editoni rradhitjen e postimeve tuaja sipas dëshirës në të ardhmen

Një javë pasi drejtuesi i Instagram tregoi se po testohen 3 shërbime të reja në home feed, platforma mund të pajiset dhe me një shërbim tjetër të rëndësishëm ku ju mund të editoni rradhitjen e fotove në profilin tuaj sipas dëshirës për të krijuar “Feed estetik”.

Pra, në vend që të fshini një foto që nuk i përshtatet estetikës së profilit tuaj, ju mund të ndërroni pozicionin e saj në feed-in tuaj. Shërbimi i ri mund të jetë shumë i rëndësishëm për firmat e ndryshme, adresat e biznesit dhe blogerat.

 

 

Kjo gjë u bë e ditur nga leaker-i i njohur Alessandro Paluzzi përmes një postimi në Twitter. Për të aksesuar këtë shërbim ju duhet të klikoni në një seksion të quajtur “Profile Information”. Kur ju të zgjidhni “Edit Grid”, Instagram do të shfaqë feed-in tuaj me informacionin “Drag and drop to reorder” (tërhiq dhe lësho për të ri-organizuar).

Pra, ju mund të zgjidhni cilëndo foto apo video që dëshironi dhe të ndërroni renditjen e saj kudo që të dëshironi.

Është e rëndësishme të cilësohet se ky shërbim është tërësisht ndryshe nga ai i prezantuar javën e kaluar, ku ju mund të aktivizoni renditjen kronologjike në home feed.

Wednesday, 12 January 2022 01:44

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019