May 28, 2022

Instagram do të përfshijë shërbimet e reja të kontrollit prindëror vitin e ardhshëm

Instagram do të përfshijë shërbimet e reja të kontrollit prindëror vitin e ardhshëm

Adam Mosseri, CEO i Instagram, tregoi përmes një postimi në blog se platforma ka vendosur të prezantojë shërbimet e reja të kontrollit prindëror duke filluar nga muaji mars i vitit të ardhshëm. Këto shërbime do të lejojnë prindërit të kontrollojnë se sa kohë fëmijët e tyre shpenzojnë në aplikacion, të vendosin limite kohore dhe të njoftohen sa herë fëmijët raportojnë një përdorues në platformë.

Shërbimet e reja vijnë në një kohë kur mbi rrjetin social nën pronësinë e Meta rëndojnë akuzat se Instagram ishte në dijeni se po dëmtonte shëndetin mendor të të rinjve, kryesisht për përdorueset femra. Gjatë kësaj jave Mosseri pritet të dëshmojë para komitetit të Senatit, ku do të pyetet rreth impaktit të Instagram mbi përdoruesit e rinj në moshë.

Bashkë me kontrollin prindëror, Instagram tregon se do të zhvillojë një “qendër arsimore” për prindërit duke i ofruar atyre tutorial rreth përdorimit të rrjeteve sociale.

 

 

Në të ardhmen e afërt, Instagram do të prezantojë dhe shërbimin “Take a Break”, i cili filloi të testohej muajin e kaluar. Ky njoftim do të shfaqet nëse ju përdorni aplikacionin për një kohë të caktuar si 10, 20 apo 30 minuta.

Dhe pse postimi i Instagram përmban në të citime nga ekspertë dhe partnerë kërkimor që suportojnë platformën, Mosserit do t’i duhet të punojë akoma më shumë nëse dëshiron të fitojë besimin e ligjvënësve.

Wednesday, 08 December 2021 09:33 Last modified on Wednesday, 08 December 2021 14:54

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019