May 28, 2022

Autoritetet britanike detyrojnë Meta që të shesë Giphy

Autoritetet britanike detyrojnë Meta që të shesë Giphy

Autoriteti Britanik i Konkurencës dhe i Tregut (CMA) ka detyruar Meta të shesë motorin e kërkimit gif-sharing të quajtur Giphy. Blerja e Giphy u finalizua gjatë vitit të kaluar dhe i kushtoi kompanisë $315 milionë.

Në planet e Meta përfshihej integrimi i databazës së gjërë me video të shkurtra që përsëriten të Giphy në rrjetet sociale ekzistuese si Instagram. Mirëpo CMA ka marrë vendimin se blerja është jo e drejtë kundrejt rrjeteve të tjera sociale.

Në maj të 2020 pas blerjes së Giphy, Facebook atëherë tregoi se 50% e trafikut në këtë motor kërkimi vinte nga Facebook, ndërkohë që pjesa tjetër vinte nga Instagram. Por Giphy nuk siguronte GIF-s vetëm pë Facebook dhe Instagram, por edhe për kompetitorët e tyre si TikTok, Snapchat dhe Twitter.

 

 

CMA tha në një deklaratë: ”Pas konsultimit me bizneset dhe organizatat e interesuara dhe vlerësimit të alternativave të ofruara nga Facebook, ne kemi vendosur se zgjidhja e vetme e këtyre shqetësimeve mund të arrihet përmes rishitjes së Giphy nga Facebook drejt një blerësi tërësisht të ri.

Duke detyruar Facebook të shesë Giphy, ne po mbrojmë me miliona përdorues të rrjeteve sociale dhe po promovojmë kompeticionin dhe inovacionin në fushën e reklamimit dixhital.” tha Stuart McIntosh. Gjithashtu dhe ekspertët thanë se ky vendim nga rregullatori ishte tepër i rëndësishëm.

Wednesday, 01 December 2021 09:08

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019