October 18, 2021

Twitter tashmë do të lajmërojë para se ju të merni pjesë në një “debat të nxehtë”

Twitter tashmë do të lajmërojë para se ju të merni pjesë në një “debat të nxehtë”

Twitter është gjithnjë në zhvillim e sipër për t’u bërë një platformë më e mirë dita-ditës për të gjithë përdoruesit, dhe si pjesë e këtij qëllimi ato kanë vendosur të shtojnë një shërbim të ri në platformë. Fillimisht ky shërbim, që do të njoftojë njerëzit para se të futen në një “debat që është disi i nxehtë dhe mund t’i prekë ato”, po kalon në një fazë testuese para se të publikohet për të gjithë përdoruesit.

Përmes një tweet-i, Twitter Support pyet: “A keni dëshiruar ndonjëherë të dini gjendjen e një bisede para se ju të futeni në të? Tashmë ne po testojmë një shërbim të ri për Android dhe iOS që do t’ju lajmërojë më parë nëse biseda në të cilën ju do të futeni 'mund të jetë tepër e ndezur'."

Disa muaj më parë, studiuesja Jane Manchun Wong zbuloi se Twitter po planifikonte vendosjen e disa etiketave specifike për tweet-et e personave të ndryshëm.

Two images showing a Tweet on the app. The left image shows the Tweet with a label below it that reads, “Heads up, conversations like this can be intense.” The right image shows a prompt over the same Tweet with the headline, “Let’s look out for each other”. It lists Twitter’s values: remember the human, facts matter, and diverse perspectives have value, with a link to the Twitter Rules and a “Count me in” button.

Tashmë tabela “Heads up”, dhe pse nuk luan të njejtin rol, do të mundohet të paralajmërojë përdoruesit në lidhje me bisedën në të cilën ato do të futen. Ja se çfarë do të shkruhet në atë tabelë:

Le të kujdesemi për njeri-tjetrin

Vlerat tona e përmirësojnë Twitter.

  • Rikujtoni humanin: Komunikimi me respekt përmirëson Twitter
  • Faktet kanë rëndësi: Kontrollimi i fakteve i ndihmon të gjithë
  • Prespektivat e ndryshme kanë vlerë: Zbulimi i prespektivave të reja mund të ndihmojnë tënden

Nuk është ende e qartë se sa i përhapur është ky testim dhe se sa njerëz do ta shohin shërbimin e ri “Heads Up”.

Thursday, 07 October 2021 08:56

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]room.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo