September 20, 2021

Ky program i Facebook i mundësonte një “trajtim special” personave të famshëm

Ky program i Facebook i mundësonte një “trajtim special” personave të famshëm

Facebook shpesh herë bën deklarata sikur ajo i trajton të gjithë përdoruesit në mënyrë të njejtë. Mirëpo raportimi më i ri nga The Wall Street Journal vërteton të kundërtën.

Programi i njohur si XCheck, ose “cross check”, është dizenjuar për t’i ofruar kontroll të shtuar “kualiteti” përdoruesve të njohur në platformë. Ai ndalon komentet dhe përmbajtjet negative në platformë duke fshirë fotografi dhe postime, të cilat supozohen të qëndrojnë aty nëse bëhet fjalë për një përdorues të thjeshtë.

Postimet e përzgjedhura për t’u filtruar nga XCheck supozohet t’i drejtohen një ekipi më të përzgjedhur moderatorësh të cilët sigurojnë që rregullat e Facebook po respektohen nga përdoruesit. Mirëpo programi ka mbrojtur 5.8 milionë njerëz deri në 2020, dhe vetëm 10% e postimeve që i drejtohen XCheck kalojnë në proçesin e moderimit, sipas dokumentit të publikuar nga Journal.

Zakonisht përdoruesit VIP të përzgjedhur nga ky program nuk janë në dijeni të “trajtimit special” nga Facebook. Në listën e përdoruesve të marrë në mbrojtje nga ky program renditen ish presidenti Donald Trump, Elizabeth Warren, Candace Owens e shumë të tjerë.

Facebook iu përgjigj këtyre deklaratave nga Journal duke thënë se të gjitha kritikat janë marrë parasysh dhe se kompania po punon për të përmirësuar programin.

Monday, 13 September 2021 23:55

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo