May 18, 2021

Microsoft po ndryshon fontin e përdorur në Office dhe kërkon ndihmën tuaj në zgjedhjen e një fonti të ri

Microsoft po ndryshon fontin e përdorur në Office dhe kërkon ndihmën tuaj në zgjedhjen e një fonti të ri

Microsoft ka vendosur të ndryshojë fontin e përdorur në Office vitin e ardhshëm dhe kërkon nga të gjithë ne ndihmë për të zgjedhur fontin e ri. Nga më tepër se 700 fonts që ndodhen në Word, Microsoft ka përzgjedhur 5 “finalistë”.

5 finalistët sans-serif fonts kanë stil të ndryshëm, duke përfshirë atë tradicional, modern, dhe një të inspiruar nga shenjat e rrugës në Gjermani. Microsoft ka nisur mbledhjen e feedback-ut mbi 5 të përzgjedhurit dhe planifikon të përdorë një prej tyre si Office default në 2022, duke zëvëndësuar Calibri që është përdorur prej 15 vitesh.

next.png

Tenorite është më tradicionalia nga 5 fontet e përfshira. Duket më tepër si një version modern i Times New Roman. Skeena ka variacione të mëdha në pjesët e trasha dhe të holla të shkronjave, me harqe të dallueshme në shkronjat S,A dhe J. Bierstadt inspirohet nga fonti i shtypshkronjes zvicerane ne mesin e shekullit të 20, dhe mban emrin e një mali në Colorado që i ngjason alpeve zvicerane.

Seaford duket shumë familiare dhe inspirohet nga kolltuqet e vjetra. Ky font është më i rehatshmi për t’u lexuar në dokumente të gjata. Grandview është më tërheqësi nga të 5-të fontet, i cili është inspiruar nga shenjat klasike të rrugës në Gjermani. Është lehtësisht e lexueshme dhe në shkrime mjaft të gjata.

Sapo vendimi të merret për fituesin, Microsoft do ta zëvëndësojë atë menjëherë.

Thursday, 29 April 2021 00:07 Last modified on Thursday, 29 April 2021 00:12

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo