June 13, 2021

Clubhouse po regjistron bisedat tuaja, por ka probleme dhe më shqetësuese

Clubhouse po regjistron bisedat tuaja, por ka probleme dhe më shqetësuese

Rrejti i ri social po mbledh më shumë të dhëna se ju mendonit. Si gjithmonë, problemi zakonisht qëndron në gjetjen e balancës midis mbrojtjes së privatësisë së përdoruesit dhe të dhënat që duhen të përdoren për eksperiencën më të mirë për të dhe biznesin. Mirëpo kush janë problemet kryesore të privatësisë?

Clubhouse po regjistron audion tuaj.

Një nga shërbimet e Clubhouse është se gjithçka është e përkohshme. Ti nuk mund ta dëgjosh më vonë dhe as nuk mund t’a ndalosh dhomën në të cilën ndodhesh, por duhet të paraqitesh live për të marrë pjesë në bisedim. Në fakt, Clubhouse regjistron atë që ju thoni “vetëm për arsyen e mbështetjës së investigimeve në rast aksidentesh” siç shprehet ai. Kjo domethënë, nëse dikush raporton një problem, gjithçka që ndodhi në dhomë është regjistruar.

Nuk mund të fshini informacionin që njerëzit e tjerë shpërndajnë rreth jush

Edhe nëse nuk keni krijuar një adrese, por dikush që ju njihni është regjistruar në platformë, me shumë mundësi numri juaj gjendet në të. Kjo ndodh sepse aplikacioni i inkurajon përdoruesit të ngarkojnë databazën e kontakteve të tyre për të dërguar ftesa.

Ju nuk mund të fshini adresën tuaj

Në fakt, dhe nëse e keni një adresë, ju nuk mund ta fshini atë pa dërguar në email në adresën e suportit. Ju duhet të dërgoni një email drejt This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. në mënyrë që të kërkoni fshirjen e adresës tuaj.

Ata mund të shpërndajnë të dhëna personale pa ju njoftuar

Me shumë mundësi fitimet e Clubhouse bazohen në nje formë reklamimi. Për t’u përgatitur për të, aplikacioni thotë se “mund të shpërndajë Personal Data me bashkëpunëtorët”.

Clubhouse po ju gjurmon

Politikat e privatësisë thojnë se përdorin cookies, pixels dhe teknologji gjurmimi për të monitoruar se çfarë bëni në Clubhouse dhe në rrjet edhe pse ata akoma nuk e kanë monetizuar aplikacionin. Kjo është e konfirmuar në politikat e privatësisë si dhe në monitorimin e trafikut.

Duket qartazi se Clubhouse po bëhet gati të monetizojë platformën që po ndërton.

Sunday, 28 February 2021 01:14

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo