Një lajm i mirë vjen për të gjithë koleksionuesit: ju tashmë do të mund të porosisni një set me Funko Pops të inspiruara nga seriali më i ndjekur i momentit, Squid Game. Secila prej tyre kushton $10.99 dhe klientët mund t’i blejnë ato në Amazon ose Walmart.
Këto Funko Pops duken mjaft të lezetshme dhe po aq të pafajshëm sa lojërat e fëmijëve që luajnë pjesëmarrësit në Squid Game.
Një set me 4 personazhe, duke përfshirë këtu 2 roje, Ali dhe Cho Sang-Woo do të kushtojë $35.12, ndërkohë që seti me Seong Gi-Hun, Kang Sae-byeok dhe Oh Il-nam do të kushtojë $26.34.