Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Salone del Mobile 2025: Risitë dhe përvojat që shënjojnë edicionin e 63-të
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Salone del Mobile 2025: Risitë dhe përvojat që shënjojnë edicionin e 63-të
Entertainment

Salone del Mobile 2025: Risitë dhe përvojat që shënjojnë edicionin e 63-të

Last updated: 9 Janar, 2025 3:20 pm
Ndaj
4 Min lexim

Salone del Mobile, edicioni i tij i 63-të, do të zhvillohet nga 8 deri më 13 prill 2025 në Rho Fiera Milano, duke sjellë sërish përvoja të reja dhe inovative për botën e dizajnit. Si një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij sektori, Salone del Mobile e shndërron Milanon në kryeqytetin global të dizajnit dhe inovacionit.

Contents
  • Hapja me “Mother” nga Robert Wilson
  • Bienalja Euroluce: E ardhmja e ndriçimit
  • Geek Room në zemër të eventit
  • “Thought for Humans”
  • “Universo Satellite” – 25 vite frymëzim
  • Një platformë globale për dizajnin

Hapja me “Mother” nga Robert Wilson

Edicioni i këtij viti nis me një kryevepër artistike të titulluar “Mother”, krijuar nga regjisori dhe artisti i njohur Robert Wilson. Ky instalacion, i cili do të prezantohet në Museo della Pietà Rondanini në Castello Sforzesco, është një homazh për Pietà Rondanini të Mikelanxhelos, të ndërthurur me muzikën e fuqishme të kompozitorit Arvo Pärt. Me një përzierje unike të dritës, tingullit dhe artit vizual, “Mother” ofron një përvojë që shkon përtej artit tradicional, duke prekur audiencën në nivele të thella emocionale.

Bienalja Euroluce: E ardhmja e ndriçimit

Një nga pikat kyçe të këtij edicioni është Bienalja e Ndriçimit – Euroluce, e cila do të zhvillojë Forumin Ndërkombëtar të Ndriçimit më 10 dhe 11 prill. Ky forum do të mbledhë ekspertë ndërkombëtarë të ndriçimit, arkitekturës dhe teknologjisë, për të diskutuar mbi ndikimin e dritës në mirëqenie dhe hapësira. Emra si Robert Wilson, DRIFT, A.J. Weissbard dhe Kaoru Mende do të jenë ndër pjesëmarrësit që do të ndajnë vizionet e tyre mbi ndriçimin modern dhe të qëndrueshëm.

Geek Room në zemër të eventit

Geek Room rikthehet në Salone del Mobile për të tretin vit radhazi, duke sjellë raportime të drejtpërdrejta për produktet dhe risitë më të veçanta që do të prezantohen. Me publikime në kohë reale në platforma si Instagram dhe TikTok, Geek Room do të ndajë përvojat më të spikatura nga panairi, përfshirë video, fotografi dhe përmbajtje ekskluzive. Kjo pjesëmarrje synon të afrojë ndjekësit me eventin, duke sjellë një këndvështrim unik nga zemra e eventit.

“Thought for Humans”

Për edicionin e këtij viti, Salone del Mobile ka zgjedhur një qasje të re komunikimi me fushatën “Thought for Humans.”. Kjo fushatë, e konceptuar nga Dentsu Creative Italy, përqendrohet në lidhjen mes dizajnit dhe jetës së përditshme, duke nxjerrë në pah qëndrueshmërinë dhe harmoninë mes materialeve dhe njeriut. Fotografi i njohur Bill Durgin do të sjellë përmes fotografive të tij një perspektivë të veçantë mbi marrëdhënien mes trupit dhe materialeve, si druri, metali dhe bioplastikat.

“Universo Satellite” – 25 vite frymëzim

Për të përkujtuar 25 vite të SaloneSatellite, platformës që promovon dizajnerët e rinj, do të publikohet libri “Universo Satellite”. Ky botim përmban më shumë se 1,200 imazhe dhe dokumente që tregojnë ndikimin e jashtëzakonshëm të kësaj nisme në botën e dizajnit, duke i ofruar lexuesit një udhëtim në kohë dhe një pamje të pasur të inovacionit.

Një platformë globale për dizajnin

Salone del Mobile vazhdon të jetë një pikë takimi ndërkombëtare për profesionistët e dizajnit, arkitekturës dhe teknologjisë. Me ture ndërkombëtare që përfshijnë qytete si Parisi, Londra dhe Madridi, ky event jo vetëm që sjell inovacion, por nxit dialogun ndërkulturor dhe eksplorimin e sfidave të së ardhmes në dizajn.

Për më shumë, ndiqni Geek Room Albania gjatë Salone del Mobile 2025 për përmbajtje ekskluzive dhe raportime nga brenda eventit.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme CES 2025: Makina elektrike e krijuar në bashkëpunim nga Sony dhe Honda do të kushtojë $89,900
Tjetra Meta do të reduktojë censurimin në platforma pas mbylljes së programit të verifikimit të fakteve

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Drejtuesi i Instagram Adam Mosseri do të japë dëshminë e tij para Kongresit

25 Nëntor, 2021
Entertainment

Muse-X 2026 shpall lineup-in e plotë! Ja emrat që do të pushtojnë Piramidën e Tiranës

24 Mars, 2026
Entertainment

Si të fotografoni Hënën e plotë të gushtit me kameran e smartphone-it tuaj

22 Gusht, 2021
Entertainment

CEO i Apple, Tim Cook, do të marrë një pagesë prej $750 milionë

28 Gusht, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?