NHTSA ka dërguar një ekip special për të investiguar përplasjen fatale në Texas në të cilën ndërruan jetë dy persona, pasi Tesla “pa shofer” u përplas me një pemë.
Një zëdhënës nga NHTSA tha se agjensia po koordinohet me përfaqësuesit ligjorë për të mësuar më tepër rreth aksidentit dhe se do të marren hapa të rëndësishëm pas përfundimit të hetimit.
Hetuesit janë pothuajse 100% të sigurtë se në momentin e përplasjes nuk kishte asnjë person në pozicionin e shoferit. Disa minuta përpara përplasjes, mendohet se dy burrat janë dëgjuar nga bashkëshortet e tyre të flasin rreth shërbimit Autopilot në Tesla Model S të 2019, të cilët ishin ulur në vendin e pasagjerëve. Makina pas aksidentit mori flakë dhe u deshën rrreth 4 orë për fikjen e këtij zjarri pasi bateria vazhdonte gjithnjë rindezjen e saj.
Kanë qenë të paktën 2 aksidente fatale që përfshijnë përdorimin e shërbimit Autopilot në makinat Tesla, mirëpo ky i fundit është unik, pasi në pozicionin e shoferit nuk gjendej asnjë person. Në të kaluarën, Tesla ka paralajmëruar përdoruesit se Autopilot nuk është një sistem drejtimi autonom dhe se ka nevojë që vigjilenca e drejtuesit të jetë gjithmonë prezente.