Gjigantët e teknologjisë duan të specializohen në sa më tepër fusha të ndryshme. Xiaomi, e cila dëshiron të vazhdojë suksesin e saj në botën e telefonave inteligjentë dhe në sektorin e automobilave, tani po finalizon modelin Xiaomi SU7 për të cilin ka punuar për një kohë të gjatë. Tashmë disa nga fotografitë promovuese të një modeli SU7 janë bërë leak së bashku me disa specifika.
Xiaomi SU7 me baterinë 101 kWh ofron autonomi 800 km
Imazhet promovuese të Xiaomi SU7 zbulojnë një opsion me ngjyrën e jashtme të quajtur “Sky Blue”. Për shkak të këtij publikimi jo zyrtar, kompania që ka publikuar pamjet është në telashe, pasi përballet me një gjobë prej $420 mijë për shkeljen e NDA së firmosur.
Duke u përgatitur për të konkurruar me Porsche Taycan dhe Tesla Model S, ai do të hyjë në prodhim masiv në fillim të vitit 2024. Edhe pse çmimi ende nuk është shpallur zyrtarisht, CarNewsChina njoftoi se versioni standard do të kushtojë $26,650 ndërsa modeli më i avancuar i makinës do të jetë $42,000. Pritet që versioni me baterinë 73.6kWh të ofrojë një autonomi 668km autonomi sipas sistemit CLTC.
“Unë hyra në tregun e makinave për të fituar,” tha Lei Jun, bashkëthemelues dhe CEO i Xiaomi, në një intervistë të fundit. “Mbi 3,400 inxhinierë punuan në SU7 dhe investimi ynë në R&D arriti në $1,4 miliardë,” përsëriti ai në qershor.