Orbita e planetit tonë sapo u pasurua me 143 statelitë të tjerë. Të gjitha në një dërgesë të vetme, në terma fluturimesh hapësinore ky është një rekord të cilin e mban SpaceX. Rekordi i vjetër mbahej nga nga India me 104 satelitë në 2017.
Liftoff! pic.twitter.com/js3zVM77rH
— SpaceX (@SpaceX) January 24, 2021
Kompania private e transportit hapësinor i dërgoi satelitët si pjesë e programit Smallsat Rideshare, i cili ashtu siç tingëllon është një ndarje shërbimi mes kompanive që u duhet ky shërbim. Misioni transportoi 133 satelitë, mini-satelitë dhe observues privatë dhe qeveritarë si dhe 10 satelite Starlink për linjën e vetë të internetit. Përtej rekordit, ajo që gëzon njerëzimin në këtë lajmë është pikërisht ky program, i cili u mundëson kompanive të vogla që të ndajnë shpenzimet dhe të dërgojnë edhe ata strumentet e tyre, për një shifër modeste prej deri në $1 milion. Shifër kjo fare e ulët krahasuar me qindra milionat që do u kushtonin për të prenotuar të gjithë fluturimin.
Falcon 9 u ngrit nga Cape Canaveral, Florida paradite ditën e djelë dhe u ul me sukses në anijen dron Of Course I Still Love You në oqeanin Atlantik.