Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Këngëtari legjendar i Beatles bën thirrje për mbrojtjen e këngëtarëve nga AI
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Këngëtari legjendar i Beatles bën thirrje për mbrojtjen e këngëtarëve nga AI
Tech

Këngëtari legjendar i Beatles bën thirrje për mbrojtjen e këngëtarëve nga AI

Last updated: 27 Janar, 2025 12:38 pm
Ndaj
4 Min lexim

Qeveria angleze po shqyrton një rishikim të ligjit që do t’i lejojë zhvilluesit e AI të përdorin përmbajtjen e krijuesve në internet për të ndihmuar në zhvillimin e modeleve të tyre, nëse mbajtësit e të drejtave nuk zgjedhin të largohen nga ky program.  Sir Paul McCartney ka treguar në një intervistë për BBC me Laura Kuenssberg se ndryshimet e propozuara në ligjin për të drejtën e autorit do ta bëjë të pamundur për muzikantët dhe artistët të sigurojnë jetesën.

Kjo gjë mund të dekurajojë artistët e rinj që të merren me muzikë, si dhe të humbin kreativitetin e tyre. Qeveria tha se synonte të ofronte siguri ligjore përmes një regjimi të së drejtës së autorit që u siguronte krijuesve “kontroll të vërtetë” dhe transparencë.

Ai i bëri thirrje qeverisë që të mendojë përsëri për planet e saj, duke thënë: “Ne jemi populli, ju jeni qeveria! Ju duhet të na mbroni. Kjo është puna juaj. Kështu që ju e dini, nëse jeni duke miratuar një projektligj, sigurohuni që të mbroni mendimtarët krijues, artistët krijues, ose nuk do t’i keni më ata.”

Në vitin 2023, Sir Paul dhe bateristi i Beatles Sir Ringo Starr përdorën AI për të nxjerrë vokalin nga një demo e papërfunduar e lënë nga John Lennon për të prodhuar një këngë të re, Now and Then. Kënga, e cilësuar si publikimi përfundimtar i Beatles është nominuar për dy Grammy dhe një çmim Brit.

“Unë mendoj se AI është e mrekullueshme dhe mund të bëjë shumë gjëra të mëdha,” tha Sir Paul. “Ne morëm një kasetë të vjetër të John-it dhe ia pastruam zërin, dhe dukej sikur ishte regjistruar dje. Pra, ka përdorimet e veta. Por kjo nuk duhet të na “rrëmbejë” njerëzit krijues.”

Qeveria aktualisht është duke u konsultuar mbi propozimet që do t’i lejojnë kompanitë e AI të përdorin materiale që janë të disponueshme në internet pa respektuar të drejtën e autorit nëse e përdorin atë për nxjerrjen e tekstit ose të dhënave. Programet gjeneruese të inteligjencës artificiale nxjerrin ose mësojnë nga sasi të mëdha të dhënash si teksti, imazhet ose muzika në internet për të gjeneruar përmbajtje të re që duket sikur është krijuar nga një njeri.

Propozimet do t’u jepnin artistëve ose krijuesve një të ashtuquajtur “rezervë të të drejtave” – ​​aftësinë për të hequr dorë nga ky program. Por kritikët e planit besojnë se nuk është e mundur që një shkrimtar ose artist individual të njoftojë mijëra ofrues të ndryshëm të shërbimeve të AI se nuk duan që përmbajtja e tyre të përdoret në atë mënyrë, ose të monitorojë se çfarë ka ndodhur me punën e tyre në të gjithë internetin.

Një propozim alternativ për artistët që të zgjedhin të japin lejen e tyre për përdorimin e përmbajtjes së tyre do të paraqitet në Dhomën e Lordëve nga baronesha Kidron këtë javë.

Tom Kiehl, shefi ekzekutiv i organit të industrisë muzikore UK Music, tha: “Qeveria planifikon të ndryshojë ligjin e të drejtave të autorit për ta bërë më të lehtë për firmat e AI përdorimin e muzikës së artistëve, kompozitorëve dhe kompanive muzikore pa lejen e tyre, duke e vendosur industrinë e muzikës në një rrezik të madh. Do të ishte një goditje e madhe kundër sektorit krijues që tashmë po kontribuon mbi 120 miliardë paund në ekonomi dhe do të ishte kundërproduktive ndaj ambicieve të rritjes së vetë qeverisë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Garë, aventurë dhe fitnes në Ibiza: Si të përfaqësosh Shqipërinë në Red Bull Ibiza Royale? 
Tjetra NCAP vlerëson maksimalisht me 5 yje sigurinë në Volvo EX30

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
Science
1 Korrik, 2026
Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

CES 2026: Samsung prezanton “Partneri juaj për jetën me AI” në The First Look

5 Janar, 2026
Tech

9 gjëra që duhet t’i dish përpara se të blesh një aparat refurbished

30 Nëntor, 2020
Tech

Aksesorët që “mbrojnë nga 5G” rezultojnë radioaktive

19 Dhjetor, 2021
Tech

Google prezanton modele të reja AI që sjellin aftësinë e “arsyetimit” në Gemini

7 Shkurt, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?