Editimi i fotografive është një nga fushat që po përfiton më shumë nga mjetet e reja të inteligjencës artificiale.
Inteligjenca Artificiale, edhe pse në ditët e sotme është veçanërisht e lidhur me konceptin gjenerues, po përparon edhe në më shumë drejtime të tjera, si përshembull editimi i fotografive. Tashmë në dyqanet e App Store dhe Play Store mund të gjeni aplikacione që mund të ripozicionojnë çdo lloj objekti të dukshëm në një imazh apo fotografi.
Një ndër to është dhe ReplaceAnything, dhe bën të njëjtin funksion siç përshkruhet në titull. Falë teknologjisë së tij, ky aplikaciondo t’ju lejojë të zhvendosni çdo element në mënyrën më natyrale të mundshme. Pasi të lëvizni elementin që dëshironi, do të gjenerohet një sfond i ri në hapësirën boshe që, falë AI, do të jetë sa më realist dhe do t’ju lejojë të sillni kreativitetin tuaj kudo.
Ky është një përparim mjaft i rëndësishëm për personat që kërkojnë shërbime që kryejnë detyra komplekse në një mënyrë të thjeshtë, duke e bërë më të thjeshtë editimin e fotografive për shumë përdorues të cilët do të jenë në gjendje të shprehin më lehtë idetë e tyre. Për momentin, ReplaceAnything është në testim, por herët a vonë do të shfaqet me versionin e tij përfundimtar.
Një shërbim i tillë, i fuqizuar po nga inteligjenca artificiale, vjen në smartphone-t më të rinj të Samsung, serisë Galaxy S24 si dhe në Google Pixel. Nëse nuk zotëroni një nga këto dy smartphone, mund të përdorni mjaft mirë ReplaceAnything.
Article by: Xhonald Mamo