Sfidat e internetit mund të përdoren për qëllimet nga më të thjeshta deri tek ato më sensibilizueset. Por rrjetet sociale ndonjëherë krijojnë gravitet drejt disa kërkesave që vënë në rrezik jetën e përdoruesve, si rasti i Tide Pods etj.
Historia kësaj radhe ka kaluar në tragjizëm teksa Blackout Challenge në TikTok kërkon që të vësh edhe jetën në rrezik.
Çfarë është Blackout Challenge?
Ajo kërkon që përdoruesi të asfiksojë veten në njëfarë mënyre derisa t’i bjerë të fikët. Ideja është që të çohesh pak minuta më vonë por një tentativë e tillë është ekstremisht e rrezikshme.
Një vajzë 10 vjeç nga Palermo është gjetur pa ndjenja nga prindërit e saj, dhe më pas është ndarë nga jeta me të arrirë në spitalin e qytetit. Vajza ka tentuar të asfiksojë veten me një rrip pantallonash, por gjërat kanë shkuar përtej.
Autoritetet kanë ndaluar përdorimin e platformës në Itali, kjo pasi përdoruesit nën 13 vjeç duhet të kalojnë në një platformë tjetër më të sigurtë TikTok for Young Users. Fakti që nuk ka arritur të bëjë ndarjen e ka penalizuar atë.
Kushdo që i nis këto sfida nuk mban asnjë përgjegjësi, gjithçka kemi në dorë është të denoncojmë trendet e rrezikshme përpara se të marrin viktima.