iOS 14 nuk ka shumë që u prezantua e megjithatë, një pjesë fatlumësh e morën më herët nga pjesa tjetër e globit. Ndër shumë opsione të dobishme njëri është që tani i famshëm, aftësia e sistemit për të pikasur kur aplikacionet po kopjojnë nga “clipboard“.
Praktikisht çfarë ti po shkruan në smartphone është detyre vetëm e sistemit operativ ta dijë, i cili të jep edhe siguri maksimale, nëse zgjedh ta dërgosh apo jo është krejt punë tjetër.
Dhe kush tjetër do të binte viktimë e këtij sistemi përpos TikTok-ut. Listës së gjatë të akuzave tashmë i shtohet edhe kjo.
Përdorues të ndryshëm kanë shpërndarë foto ku sa herë që dikush është duke shkruar diçka aplikacioni kopjon çdo 2-3 shkronja.
Përveç besdisjes kjo është një thyerje e rëndë sigurie pasi një aplikacion nuk supozohet të dijë çfarë bën ti me aparatin tënd sa kohë je jashtë atij aplikacioni.
iOS 14 beta has a banner to confirm when you paste from another device (eg copy on a Mac and paste on iPhone)
Seems to be bugging out and showing with every keystroke in TikTok pic.twitter.com/aFKNfZnpyb
— Jeremy Burge (@jeremyburge) June 24, 2020
TikTok ka reaguar duke thënë se këtë aktivitet “e shkakton një funksion i projektuar të pikasë sjellje, të përsëritura dhe jo të rregullta. Ne e kemi dërguar që tani një përditësim i cili do ta ç’aktivizojë këtë funksion për të shmangur çdo lloj keqkuptimi. TikTok është e përkushtuar të mbrojë privatsinë e përdoruesve dhe transparencën mbi si funksionon aplikacioni jonë.”
Çfarë na garanton që fjalët e tyre janë të vërteta dhe që kjo sjellje nuk është përsëritur më përpara, tek e fundit ne vetëm tani po e marrim vesh falë iOS 14. Po në Android?
Kjo nuk është hera e parë në fakt pasi aplikacioni premtoi të mos lexonte më clipboard-in edhe në mars.
TikTok nga ana tjetër nuk është e vetmja, AccuWeather dhe Call of Duty Mobile gjithashtu janë kapur duke bërë të njëjtën gjë.
Shkelje të tilla nuk janë normale, madje flagrante dhe të dhunshme. Nuk po themi që aplikacione të tjera janë më të pafajshme,por sidoqoftë detyra është të raportojmë.