Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
Cars

Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce

Last updated: 26 Maj, 2026 7:22 am
Ndaj
4 Min lexim

Me Ferrari Luce, marka nga Maranello prezanton për herë të parë një makinë plotësisht elektrike, dhe jo thjesht si një hap i detyruar drejt elektrifikimit, por si një deklaratë ambicieje. Luce është një model që sfidon pritshmëritë tradicionale të supermakinave elektrike dhe hap një kapitull krejt të ri për Ferrarin.

Për dizajnin e jashtëm dhe të brendshëm, kompania bashkëpunoi me LoveFrom, studion e drejtuar nga ish-drejtori i dizajnit në Apple, Jonathan Ive. Vetë Ferrari e quan këtë qasje “një perspektivë jokonvencionale, multidisiplinare”, një përkufizim që i shkon për shtat një makine që duket më shumë si një objekt konceptual sesa një model prodhimi.

https://www.topgear.com/sites/default/files/2026/05/Luce_23rtv2_Lightson_0.jpg?w=1784&h=1004

Vetëm 2.5 sekonda për 0-100 km/h

Luce vjen me katër motorë elektrikë, nga një për çdo rrotë, për një fuqi totale prej 1,035 kuaj-fuqi. Përshpejtimi 0–100 km/h realizohet në 2.5 sekonda, shpejtësia maksimale arrin 310 km/h, ndërsa autonomia shkon rreth 530 km. Bateria 122 kWh, arkitektura 800V dhe pesha 2,260 kg e bëjnë këtë EV pesëmetërsh tepër konkurrues.

https://www.topgear.com/sites/default/files/2026/05/Luce_22rtv2_Lightson_0.jpg?w=1784&h=1004

Prakticitet dhe filozofi e re

Ndryshe nga Ferrari-t e zakonshme, Luce ofron hapësirë për 5 persona dhe një bagazh tip hatchback. Forma aerodinamike buron nga ky fokus te përditshmëria. Emri “Luce” (dritë) simbolizon, sipas kompanisë, “ndriçimin e rrugës përpara”.

“Një kompani tregon lidership kur ka guximin të sfidojë teknologjitë e reja,” deklaron CEO i Ferrarit, Benedetto Vigna. “Luce është rezultat i mbi 60 patentave të reja dhe një ekosistemi bashkëpunimesh me partnerë teknologjikë të jashtëzakonshëm.”

Nga ana inxhinierike, Ferrari hoqi dorë nga ideja e një EV-je në stil F80. “Thjesht zëvendësimi i motorit me një bateri nuk të jep avantazhe reale,” shpjegon drejtuesi i inxhinierisë së automjeteve, Matteo Lanzavecchia. “Duke menduar për më shumë, arritëm qendër graviteti 95 mm më të ulët dhe një strukturë shumë më të ngurtë.”

Kontroll total përmes teknologjisë

https://www.topgear.com/sites/default/files/2026/05/DSC05146rt_Media6000x3375.jpg?w=1784&h=1004

Luce përdor një njësi të re kontrolli (VCU) që përditëson parametrat 200 herë në sekondë, me kontroll të plotë të secilës rrotë në tre boshte. Sisteme si torque vectoring, diferencial virtual, pezullim aktiv dhe versioni më i fundit i Side Slip Control e bëjnë këtë Ferrari një nga makinat më të sofistikuara ndonjëherë.

Edhe pse elektrike, Luce nuk heq dorë nga emocioni akustik. Një sistem i veçantë kap vibrimet reale mekanike dhe i amplifikon në mënyrë të kontrolluar në modalitetin Performance, duke krijuar një “zhurmë autentike” sipas Ferrarit.

Një interior që vendos standarde

https://www.topgear.com/sites/default/files/2026/05/Luce_18rtv1_0.jpg?w=1784&h=1004

Interiori, i projektuar me obsesion për detajin, përdor alumin të ricikluar, xham të avancuar nga Corning dhe një dizajn që kombinon ekrane OLED me kontrolle fizike. Marc Newson nga LoveFrom thekson filozofinë e edukimit të publikut: “Nëse pyet konsumatorët çfarë duan, ata gjithmonë shikojnë nga e kaluara.”

https://www.topgear.com/sites/default/files/2026/05/Luce_19rtv1_0.jpg?w=1784&h=1004

Ferrari Luce nuk synon të zëvendësojë modelet me motorë V6, V8 apo V12. Ajo ekziston për të sfiduar dhe për të treguar se çfarë është e mundur të arrihet kur një markë legjendare vendos të rrezikojë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë
Tjetra Droni Blackbird thyen rekordin e shpejtësisë duke arritur 730 km/h

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Si të mbrohemi nga bullizmi kibernetik?

6 Janar, 2024
Cars

Geek Room do të zbulojë të ardhmen e lëvizshmërisë në IAA Mobility 2025

28 Gusht, 2025
Entertainment

Sezoni i dytë i Squid Game sapo u publikua, ndërsa sezoni final do të vijë brenda pak muajsh

27 Dhjetor, 2024
Mobile

Të gjithë përdoruesit e smartphone-ve Pixel në Spanjë shikohen me dyshim nga policia

4 Korrik, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?