Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Automjetet e lidhura, rrjetet dhe ekonomia inteligjente: Çfarë sinjalizon partneriteti i Vodafone IoT me industrinë automobilistike për të ardhmen digjitale të Shqipërisë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Automjetet e lidhura, rrjetet dhe ekonomia inteligjente: Çfarë sinjalizon partneriteti i Vodafone IoT me industrinë automobilistike për të ardhmen digjitale të Shqipërisë
Cars

Automjetet e lidhura, rrjetet dhe ekonomia inteligjente: Çfarë sinjalizon partneriteti i Vodafone IoT me industrinë automobilistike për të ardhmen digjitale të Shqipërisë

Last updated: 9 Shkurt, 2026 10:27 pm
Ndaj
6 Min lexim

Kur një prej prodhuesve më të mëdhenj ndërkombëtar të automjeteve zgjodhi Vodafone Group Internet of Things (IoT) për të implementuar shërbimet e “makinave të lidhura/ connected cars”, në disa shtete nuk bëhej fjalë thjesht për një ofrues shërbimi telekomunikacioni. Në fakt bëhet fjalë për integrim në një infrastrukturë digjitale si Vodafone që lidh mbi 200 milionë pajisje në të gjithë globin, nga automjetet dhe fabrikat te spitalet dhe qytetet inteligjente.

Contents
  • Hovi i automjeteve të gjelbra në Shqipëri
  • Si krijohet vlera reale ekonomike: nga produktet te shërbimet
  • Digjitalizimi si politikë zhvillimi
  • E gjelbër, qarkulluese dhe rezistente
  • Avantazhi konkurrues rajonal
  • Roli i partnerëve të besuar multinacionalë
  • Nga tendencë në strategji kombëtare

Mesazhi është i qartë: e ardhmja e mobilitetit është e ndërlidhur, e orientuar nga të dhënat dhe pa kufij gjeografikë. Për ekonomi të vogla, por dinamike si Shqipëria, bashkimi i inovacionit automobilistik me rrjetet digjitale përfaqëson një mundësi për të kapërcyer faza zhvillimi dhe për ta kthyer mobilitetin e gjelbër në motor rritjeje.

Zgjidhjet e Vodafone IoT mundësojnë lidhje të pandërprerë me rrjetet lokale, në përputhje me kërkesat rregullatore, duke ofruar kontroll në distancë, diagnostikim teknik dhe monitorim në kohë reale. Automjetet po shndërrohen nga produkte mekanike në platforma softuerike mbi rrota. Për politikëbërësit, ky është një model konkret i bashkërendimit mes transportit, telekomunikacionit dhe rregullimit sektorial.

Hovi i automjeteve të gjelbra në Shqipëri

Tregu shqiptar po lëviz në të njëjtin drejtim. Në vitin 2025, tendenca e mjeteve të gjelbra u forcua edhe më tej, ku u regjistruan 6.187 mjete plotësisht elektrike, ose 98% më shumë sesa në vitin 2024.

Këto zhvillime janë nxitur kryesisht nga politika fiskale lehtësuese, kosto më të ulëta të operimit dhe ndoshta deri diku nga një rritje e ndërgjegjësimit mjedisor. Por automjetet elektrike janë edhe pajisje digjitale, të pajisura me sensorë, module komunikimi dhe softuer të integruar. Në praktikë, Shqipëria po ndërton një rrjet kombëtar pajisjesh të lidhura. Sfida tashmë është jo thjesht adoptimi, por shfrytëzimi i vlerës ekonomike që krijon kjo lidhshmëri.

Si krijohet vlera reale ekonomike: nga produktet te shërbimet

Përfitimi më i madh i mobilitetit të lidhur nuk qëndron vetëm te shitja e mjeteve, por te shërbimet e bazuara në të dhëna. Flotat mund të optimizojnë itineraret dhe të ulin kostot; sigurimet mund të bazohen në sjelljen reale të drejtimit; mirëmbajtja parashikuese redukton defektet; ndërsa sistemet inteligjente të parkimit dhe trafikut përmirësojnë menaxhimin urban.

Këto aplikime krijojnë kërkesë për softuer, analiza të dhënash dhe shërbime digjitale, duke hapur mundësi që Shqipëria të kalojë nga një treg importues automjetesh në ofruese shërbimesh mobiliteti me vlerë të shtuar.

Digjitalizimi si politikë zhvillimi

Automjetet e lidhura janë pjesë e një axhende më të gjerë digjitalizimi. E njëjta infrastrukturë IoT mund të transformojë energjinë përmes rrjeteve inteligjente, logjistikën me gjurmim në kohë reale, bujqësinë me teknologji precizioni dhe shërbimet publike në qytete.

Digjitalizimi funksionon si shumëzues ekonomik: ul kostot, rrit produktivitetin dhe përmirëson cilësinë e shërbimeve në të gjithë ekonominë.

E gjelbër, qarkulluese dhe rezistente

Shqipëria ka avantazhe strukturore. Prodhimi kryesisht hidroenergjetik e bën përdorimin e automjeteve elektrike më pak ndotës dhe më ekonomik. Sistemet e lidhura mundësojnë mirëmbajtje më efikase, përdorim më të mirë të pjesëve rezervë dhe menaxhim të riciklimit të baterive, duke reduktuar kostot dhe duke rritur konkurrueshmërinë.

Në të njëjtën kohë, infrastruktura digjitale rrit reziliencën, duke ndihmuar reagimin e shpejtë ndaj krizave apo ndërprerjeve në furnizim.

Avantazhi konkurrues rajonal

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria veçohet për rritjen e shpejtë të mjeteve elektrike, furnizimin me energji të pastër, zgjerimin e rrjeteve celulare dhe një mjedis rregullator relativisht fleksibël. Edhe madhësia e tregut mund të jetë avantazh, pasi lejon pilotime dhe testim më të shpejtë të teknologjive të reja.

Roli i partnerëve të besuar multinacionalë

Mobiliteti i lidhur kërkon rrjete të sigurta dhe standarde ndërkombëtare. Kompani shumëkombëshe si Vodafone ofrojnë platforma globale IoT, siguri kibernetike dhe ekspertizë rregullatore, duke i lejuar bizneset dhe institucionet vendase të aksesojnë menjëherë infrastrukturë moderne dhe të shkallëzueshme.

Nga tendencë në strategji kombëtare

Partneritetet e Vodafone IoT me prodhues automjetesh tregojnë se mobiliteti i së ardhmes do të jetë digjital, i lidhur dhe i qëndrueshëm. Për Shqipërinë, drejtimi është i qartë: investime në infrastrukturë digjitale, përshpejtim i elektrifikimit dhe bashkëpunim me partnerë globalë.

Nëse këto politika zbatohen me vendosmëri, mobiliteti i lidhur mund të sjellë jo vetëm ajër më të pastër, por edhe vende pune, investime dhe një ekonomi më konkurruese. Në epokën digjitale, strategjia ka më shumë rëndësi se madhësia e tregut.

Shkruar nga Jonida Lakuriqi

* Jonida Lakuriqi është Drejtoreshë e Departamentit Ligjor, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Një dietë e pasur me omega-3 ndihmon në uljen e agresivitetit deri në 28%
Tjetra Trendi “dry scooping” në TikTok po rrezikon jetën e njerëzve

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Cars

Jaguar prezanton konceptin e ri tërësisht elektrik Type 00

4 Dhjetor, 2024
Cars

Ekspertët tregojnë se ekranet me prekje në makina janë më të rrezikshme se përdorimi i telefonit në timon

18 Janar, 2026
Cars

Rivali kryesor i Tesla, BYD, prezanton supermakinën elektrike që mund të kërcejë

18 Prill, 2023
Cars

Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce

26 Maj, 2026

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?