OpenAI ka prezantuar një shërbim të ri të quajtur shopping research brenda ChatGPT, duke e bërë kërkimin e produkteve shumë më të lehtë dhe më të personalizuar. Funksioni i ri vjen pas aftësisë së ChatGPT për të blerë produkte direkt nga aplikacioni, duke e shndërruar atë në një mjet të plotë për vendimmarrje në blerje.
Me këtë funksion, përdoruesit nuk kanë më nevojë të kontrollojnë qindra faqe interneti. Mjafton të përshkruajnë atë që kërkojnë, si p.sh. “gjej fshesën me korent më të qetë për një apartament të vogël,” “më ndihmo të zgjedh mes këtyre tre biçikletave,” ose “dua një dhuratë për mbesën time katërvjeçare që pëlqen artin”, dhe ChatGPT krijon një udhëzues të detajuar blerjeje. Sistemi bën pyetje sqaruese, kërkon në burime të besueshme online dhe përdor njohuritë nga bisedat e kaluara të përdoruesit për të dhënë rekomandime të personalizuara.
Përdoruesit mund të nisin shopping research duke bërë një pyetje të lidhur me blerje ose duke e zgjedhur manualisht nga butoni “+”. Ekziston edhe opsioni për të rregulluar rezultatet, duke kërkuar më shumë ose më pak rekomandime nga kategori të caktuara.

Funksioni është i disponueshëm që sot në aplikacionet për iPhone dhe iPad, si dhe në ëeb për llogaritë Free, Go, Plus, dhe Pro. Aktualisht nuk ka mbështetje për aplikacionin Mac. OpenAI thotë se përdorimi do të jetë pothuajse i pakufizuar gjatë sezonit të festave.
Veçoria përdor modelin GPT-5 mini, i trajnuar posaçërisht për kërkime në blerje, për të siguruar rezultate të shpejta dhe të sakta.

