Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këto janë 7 objektet më të zakonshme që përkeqësojnë sinjalin e Wi-Fi
    12 Tetor, 2025
    Hakerët pretendojnë se kanë siguruar të dhënat e brendshme të Nintendo
    12 Tetor, 2025
    Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
    11 Tetor, 2025
    Përjetoni fuqi të jashtëzakonshme dhe pastrim inteligjent
    11 Tetor, 2025
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Samsung prezanton në Kinë një version “luksoz” të Galaxy Z Fold7
    13 Tetor, 2025
    Vitin e ardhshëm nuk do të ketë më tarifa roaming mes Shqipërisë dhe vendeve të BE
    13 Tetor, 2025
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Femrat kanë një risk gjenetik më të lartë për zhvillimin e depresionit
    13 Tetor, 2025
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari do të prezantojë makinën e parë tërësisht elektrike të dizenjuar nga Jony Ive vitin e ardhshëm
    12 Tetor, 2025
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Parlamenti Evropian ndalon reklamimin e ushqimeve bimore me emrat e produkteve të ngjashme me bazë mishi
    13 Tetor, 2025
    Shqipëria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike
    12 Tetor, 2025
    Fiksimi i qenve pas lojërave të tyre është i krahasueshëm me varësinë e njerëzve ndaj kumarit
    12 Tetor, 2025
    Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
    11 Tetor, 2025
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Femrat kanë një risk gjenetik më të lartë për zhvillimin e depresionit
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Science > Femrat kanë një risk gjenetik më të lartë për zhvillimin e depresionit
Science

Femrat kanë një risk gjenetik më të lartë për zhvillimin e depresionit

Last updated: 13 Tetor, 2025 8:00 pm
Ndaj
2 Min lexim

Një studim i ri ka zbuluar se gratë mbartin një rrezik më të lartë gjenetik për depresion sesa burrat. Kërkimi, i publikuar në revistën Nature Communications, konsiderohet si më i madhi deri tani që analizon ndryshimet gjinore në depresionin madhor. Studiuesit nga Instituti Australian QIMR Berghofer identifikuan 16 variante gjenetike të lidhura me depresionin tek gratë dhe 8 tek burrat.

Sipas Dr. Brittany Mitchell, bashkautore e studimit, “gratë kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni gjatë jetës së tyre se burrat”. Ajo shtoi se deri tani kishte pak kërkime të qëndrueshme që të shpjegonin pse depresioni manifestohet ndryshe te secili seks, përfshirë rolin e mundshëm të faktorëve gjenetikë.

Analizat treguan se shumë prej varianteve gjenetike janë të përbashkëta mes gjinive, por gratë mbartin një ngarkesë më të madhe të rrezikut gjenetik, ndoshta për shkak të varianteve specifike femërore. Gjithashtu, u gjetën korelacione më të forta mes depresionit dhe çrregullimeve metabolike – si ndryshimet e peshës apo energjisë – tek gratë sesa tek burrat.

Studimi analizoi mostra ADN-je nga pesë grupe ndërkombëtare (Australi, Holanda, SHBA dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar), përfshirë mbi 130 mijë gra dhe 64 mijë burra me depresion, si dhe më shumë se 290 mijë persona pa diagnozë.

Profesor Philip Mitchell nga Universiteti i New South Wales, i cili nuk mori pjesë në studim, e quajti kërkimin “një provë të fortë se diferencat gjinore në depresion mund të kenë bazë biologjike, jo vetëm shoqërore”. Ai shtoi se këto gjetje hapin rrugën për trajtime të personalizuara për burrat dhe gratë, bazuar në ndryshimet e tyre gjenetike.

Megjithëse autorët pranojnë se kampioni përfshinte kryesisht individë me origjinë evropiane, studimi konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt kuptimit të bazës biologjike të depresionit dhe mënyrës se si ndikon ndryshe te gratë dhe burrat.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Parlamenti Evropian ndalon reklamimin e ushqimeve bimore me emrat e produkteve të ngjashme me bazë mishi

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

Parlamenti Evropian ndalon reklamimin e ushqimeve bimore me emrat e produkteve të ngjashme me bazë mishi
Entertainment
13 Tetor, 2025
Samsung prezanton në Kinë një version “luksoz” të Galaxy Z Fold7
Mobile
13 Tetor, 2025
Vitin e ardhshëm nuk do të ketë më tarifa roaming mes Shqipërisë dhe vendeve të BE
Mobile
13 Tetor, 2025
Shqipëria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike
Entertainment
12 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Science

Teorema e Pitagorës mund të jetë përdorur nga njerëzit shumë vite para se të përdorej nga Pitagora

6 Tetor, 2023
Science

Shkencëtarët italianë kthejnë dritën në gjendje super solide

11 Mars, 2025
Apps

Spanja urdhëron Airbnb të heqë mbi 66,000 listime nga platforma

21 Maj, 2025
Science

Këto bateri që përdorin ujin si elektrolit mund të përdoren mjaft mirë në skutera duke rritur sigurinë e tyre

22 Shkurt, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?