iPhone 12 mesa duket do të shohi disa upgrade goxha të larta për vetë kompanë, por sidoqoftë do të jetë akoma 2 gjenerata pas Galaxy S20.
Mimg-Chi Kuo është një analist Apple shumë i respektuar në komunitet i cili duket se ka bërë disa deklarata interesante për sa i përket kamerës së gjeneratës së re të iPhone.
Kuo thotë se modeli 5.4-inch dhe njëri prej modeleve 6.1-inch do të kenë të dy ekrane OLED dhe 2 lente kamera në pjesën e pasme.
Modeli tjetër 6.1-inch dhe ai 6.7-inch do të kenë 3 sensorë me një sensor ToF me infrared për të matur thellësinë, opsion që e shohim për herë të parë në një iPhone, Android ka kohë që e përdor.
Ekziston mundësia që sensori kryesor të jetë 64MP, goxha rritje nga 12MP që Apple përdor akoma.
Gjithashtu tek dy modelet e fundit do të jetë prezent edhe funksioni sensor shift i cili do ti lejojë të lëvizë pak brenda për të marrë më shumë detaj dhe rezolucion më të mirë.
Kuo thotë se iPhone 13 do të përdorë një lente 7P tek kamera e tij telephoto me “sensor shift”. Ndërsa tek iPhone 14 do të shohim për herë të parë periscope zoom camera i cili tingëllon pak a shumë i njëjtë me atë që Samsung përdor tek Galaxy S20 Ultra, yep 2 vjet vonesë.
Nëse u tregove i vëmendshëm sa duhet, pak më lart lexove që Apple pritet të prezantojë 4 iPhone 12 këtë Shtator.
Gjithmonë nëse gjithçka shkon mirë deri atëhere.
Bonus Info: Çfarë është 7P?
Aktualisht iPhone përdor kamera 6P, pra me 6 lente plastike, një lente më tepër do të mund të ndihmonte në shumë menyra të ndryshme, nga zoomi deri tek korrigjimi i gabimeve në imazh si ngjyra alo format.