Gjatë kohëve të fundit Mark Zuckerberg është munduar të ndryshojë opinionin e publikut rreth tij, duke u përfshirë më tepër në rrjetet sociale si dhe duke bërë ndryshime në pamjen e jashtme.
Përpjekja më e fundit e tij është një bashkëpunim me T-Pain, nga i cili u bë i mundur krijimi i një cover-i i këngës mjaft të njohur në vitet 2000, “Get Low”. Get Low i krijuar në bashkëpunim midis Lil John & The East Side Boyz është një këngë me mjaft ritëm, ndryshe nga versioni i ngadalësuar me një kitare akustike që mund të dëgjojmë në cover-in e Mark Zuckerberg.
Mesa duket Zuckerberg e ka bërë cover-in për gruan e tij, Priscilla.
“Ishte kënga ‘Get Low’ ajo që po luhej kur takova Priscilla-n për herë të parë në një festë kolegji, kështu që çdo vit e dëgjojmë në përvjetorin e takimit tonë”, shkroi Zuckerberg në Instagram. “Këtë vit kam punuar me @tpain në versionin tonë të kësaj kryevepre lirike. Tingulli ndizet për këngën dhe disponohet gjithashtu në Spotify.”
Si mendoni, cili version është më i këndshëm për t’u dëgjuar?