Sony Interactive Entertainment nuk ka treguar shumë për lojrat të cilat po përgatiten për PS5 dhe deri tani ajo çfarë dimë është emri i Godfall nga Gearbox.
Mesaduket tani një tjetër emër po del në publik, edhe pse nuk dihet ende nëse do të jetë gati ditën e lançimit të PS5. Këtë herë bëhet fjalë për Knives Out, një battle royale game e ngjashme me Fortnite dhe PubG. Lajmi është bërë publik në Linkedin nga një prej punonjësve të kompanisë i cili shprehet se loja është në zhvillim për gjeneratën e pestë të PlayStation.
Për momentin Knives Out është e mundur të luhet në smartphone dhe nga pak ditë më parë në Nintendo Switch.