A ka ndryshuar për keq përvoja juaj e kërkimit në Google? Me sa duket ju nuk jeni të vetmit që e keni vënë re një gjë të tillë. Studiuesit gjermanë nga Leipzig University, Bauhaus-University Weimar, dhe Center for Scalable Data Analytics and Artificial Intelligence kanë zbuluar se kjo gjë është e vërtetë.
Studiuesit shtruan pyetjen “A po përkeqësohet Google?“, dhe shqyrtoi 7,392 product reviews në Google, Bing dhe DuckDuckGo për një vit. Pasi analizuan raportimet ato panë se “një grumbull përmbajtjesh me cilësi të ulët, veçanërisht për kërkimin e produktit, vazhdon të mbyt çdo lloj informacioni të dobishëm në rezultatet e kërkimit.”
Studimi tregoi se spam sites janë tepër të përhapura, duke u shfaqur në krye të renditjes së Google në atë që është “një betejë e vazhdueshme” midis sajteve dhe motorit të kërkimit. Pavarësisht se Google, Bing dhe DuckDuckGo luftojnë vazhdimisht me spams, studiuesit thanë se kjo sjell vetëm “një efekt pozitiv të përkohshëm“.
Nga ana tjetër një zëdhënës i Google tha se studimi “nuk pasqyron cilësinë e përgjithshme e “Search“. Ata theksuan se studimi fokusohet vetëm në një grup të ngushtë pyetjesh – domethënë kërkimin e produkteve. “Ky studim i veçantë shikoi vetëm aspektin e rishikimit të produkteve dhe nuk pasqyron cilësinë e përgjithshme dhe dobinë e “Search” për miliarda pyetjet që shohim çdo ditë”, tha zëdhënësi.
Studimi në fjalë tregoi se rezultatet e Google u përmirësuan “në një farë mase” midis fillimit të eksperimentit të studiuesve dhe përfundimit. Megjithatë, ata gjetën “një prirje të përgjithshme në rënie në cilësinë e rezultateve në të tre motorët e kërkimit.”
Me praninë e spamit të gjeneruar nga AI, kjo ka të ngjarë të përkeqësohet, paralajmëron studimi.