Parlamenti Evropian po bën thirrje për vendosjen e rregulloreve të reja për të siguruar që shërbimet e transmetimit të muzikës t’i paguajnë artistët me tarifa më të drejta. Propozimi kërkon gjithashtu më shumë transparencë rreth mënyrës sesi algoritmet gjenerojnë sugjerime se cilët artistë të transmetojnë dhe cilat këngë marrin më shumë promovim.
Ndryshimet e propozuara do të dizenjohen për të siguruar që artistët më të vegjël të kompensohen në mënyrë të drejtë. Aktualisht, tarifat që artistët përfitojnë nuk janë aq favorizuese dhe në një mënyrë i bën ata të pranojnë pagesa më të ulëta për shpërndarjen e përmbajtjes së tyre në këmbim të shikueshmërisë në platformat e transmetimit si Spotify dhe Apple Music.
Deputetët besojnë se mënyra aktuale e shpërndarjes së përfitimeve është e padrejtë. Algoritmet aktuale favorizojnë artistët e njohur kur ofrojnë sugjerime, duke e bërë më të vështirë ekspozimin e zhanreve më pak të njohura dhe të ndryshme.
“Diversiteti kulturor dhe sigurimi që autorët të vlerësohen dhe të paguhen në mënyrë të drejtë ka qenë gjithmonë prioriteti ynë; kjo është arsyeja pse ne kërkojmë rregulla që sigurojnë që algoritmet dhe mjetet e rekomandimit të përdorura nga shërbimet e transmetimit të muzikës të jenë transparente, së bashku me përdorimin e mjeteve të AI, duke vendosur autorët evropianë në qendër, “tha raportuesi Ibán García del Blanco i Spanjës.