Krijimi i një ‘fjalëkalimi të fortë’ që plotëson kriteret mund të jetë i mërzitshëm – ato me siguri duhet të përfshijnë të paktën një numër, simbol dhe shkronjë të madhe.
Mirëpo ekspertët e teknologjisë kanë treguar për një truk të thjeshtë që ndihmon në krijimin e një fjalëkalimi tepër të vështirë për t’u thyer nga hakerat, sepse atyre do t’ju duhet të kalojnë rreth 3700 variante për ta zbuluar atë – thjesht duke shtuar emoji në fjalëkalim. Ekzistojnë më shumë se 3600 emoji të standardizuara në Unicode dhe përdorimi i deri në pesë prej tyre është i barabartë me një fjalëkalim të rregullt me nëntë karaktere, ose shtatë emoji janë të barabarta me një fjalëkalim të fortë prej 13 karakteresh ‘të rregullt’. Së bashku me krijimin e një fjalëkalimi pothuajse të pahakueshëm, njerëzit mund ta kenë më të lehtë të mbajnë mend ikonat e çuditshme në vend të “një grumbulli të pakuptimtë shkronjash dhe numrash“.
Sugjerimi vjen nga Stan Kaminsky i firmës së sigurisë kibernetike Kaspersky, i cili ndau këtë truk në një postim në blog. “Mjete të ndryshme hakerimi dhe fjalorë për thyerjen e fjalëkalimeve përfshijnë kombinime fjalësh, numrash dhe zëvendësime të zakonshme si E1iteP4$$w0rd”, shkroi Kaminsky. Ai vuri në dukje se krijimi i një fraze me emoji është mënyra më e mirë për t’i përdorur ato për fjalëkalime. Për shembull, mund të krijoni tituj librash dhe filmash, si ‘Alice in Wonderland’, duke përdorur një vajzë, lepur, vrimë dhe kapele.
Megjithatë, Kaminsky paralajmëroi se përdorimi i emoji-ve në një password është pak më i vështirë – pasi imazhet e vogla mund të ngadalësojnë procesin e hyrjes, sepse janë më të vështira për t’u gjetur sesa shkronjat, numrat dhe simbolet.