Sipas studimit të bërë nga kompania e dyshekëve Casper, 28.5% e amerikanëve të anketuar thanë se ata flenë të zhveshur, çdo ditë, javë, muaj ose herë pas here. Pjesa tjetër thanë se nuk shkojnë kurrë në shtrat pa veshur rroba.
Është e qartë se të flesh nudo nuk është e pazakontë – por mund të habitesh kur të mësosh se nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë. Pavarësisht përfitimeve të pretenduara, ka disa disavantazhe, veçanërisht nëse keni tendencë të djersiteni gjatë natës ose keni lëkurë të ndjeshme.
5 arsye pse nuk duhet të flini të zhveshur.
Shqetësimi mbi higjienën
Kur jashtë është shumë vapë, fjetja nudo mund të duket si një mënyrë e shkëlqyer për t’u qetësuar. Sigurisht kjo gjë mund të ofrojë një lehtësim për momentin, por duhet të mbani parasysh shqetësimet mbi higjienën. Çdo natë, çarçafët, jastëkët dhe dysheku juaj mbledhin pluhur, vaj, lëkurë të vdekur dhe djersë (kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i pastroni rregullisht). Ndërsa nuk mund ta parandaloni që kjo të ndodhë, mund të jeni në gjendje ta ngadalësoni atë duke veshur rroba në shtrat dhe jo duke fjetur lakuriq.
Ju gjithashtu mund të bëni dush gjatë natës për të mbajtur shtratin tuaj më të pastër, por sigurohuni që fillimisht t’i thani flokët – përndryshe, kjo mund të çojë në rritjen e kërpudhave dhe baktereve në jastëk.
Temperatura
Ndoshta ju mendoni se fjetja nudo do të ndihmonte në uljen e temperaturës së trupit tuaj, mirëpo në të vërtetë djersitja gjatë natës rrit lagështirën e çarçafëve, duke krijuar një ambient jo shumë të përshtatshëm për të fjetur i qetë.
Alergjitë dhe mbindjeshmëria
Kur ju flini të zhveshur nuk ka asnjë barrierë midis trupit tuaj dhe shtratit, duke rritur përqëndrimin e papastërtive që bien në kontakt direkt me lëkurën. Qelizat e vdekura të trupit në shtrat tërheqin insekte të ndryshme shumë pak të dukshme, dhe më pas kur ju bini në kontakt me to mund të përjetoni simptoma si kolla apo teshtitja, irritimi, madje dhe ekzema apo psoriasis.
Vështirësia për të fjetur
Nëse shkoni në shtrat pa rroba, por nuk jeni aspak komod, mund ta keni më të vështirë të bini në gjumë. Si rezultat, cilësia e gjumit mund të bjerë, gjë që mund të çojë në acarim, probleme me përqendrimin dhe probleme me kujtesën. Në mënyrë të ngjashme, nëse shkoni në shtrat me veshje të pakëndshme, mund të përballeni edhe me probleme me gjumin. Kur zgjidhni veshjet para gjumit, zgjidhni materiale të rehatshme, qoftë kjo një bluzë e vjetër, një komplet pizhamesh ose një këmishë nate.
Faktorët e jashtëm
Përveç rreziqeve të higjienës dhe shëndetit të gjumit nudo, ka edhe shqetësime të tjera praktike që duhen marrë parasysh. Së pari, rrobat mund të veprojnë gjithashtu si një pengesë mbrojtëse kundër merimangave dhe insekteve të uritura. Ato mund të mos ju ndalojnë plotësisht të kafshoheni, por ato ofrojnë një shtresë shtesë mbrojtjeje.