Rregullat e reja të vendosura nga Kina për të kontrolluar editimin e gjeneve humane duket se nuk janë shumë të detajuara, siç tregohet dhe nga ekspertë të ndryshëm. Joy Zhang, një ekspert globlal në fushën e kontrollimit të editimit gjenetik, tregon se autoritetet kineze mund të preken nga neglizhenca e rregullatorëve.
Këto rregulla për kontrollimin e editimit gjenetik u rifreskuan para 5 vitesh pasi bëri bujë një lajm se shkencëtarët kinezë kishin krijuar bebet e para me gjene të edituara. Megjithatë Kina tregon se ligjet e reja janë vendosura në bazë të rregullave ndërkombëtare.
Autoritetet kineze kanë vendosur disa kërkesa para aprovimit etik si mbikëqyrja e vazhdueshme dhe inspektimi, megjithatë shkencëtarët janë të shqetësuar se këto kërkesa nuk aplikohen në sektorin privat.
“Shqetësimi im më i madh është se masat e reja nuk arrijnë të mbulojnë një problem që rritet gjithnjë e më tepër: atë të sipërmarrjeve private që operojnë jashtë instituteve shkencore të zakonshme.” tregon Joy Zhang në një intervistë.
Editimi gjenetik është një teknikë e re që i lejon shkencëtarët të bëjnë ndryshime specifike në ADN e bebeve. Shkencëtarët besojnë se me përdorimin e kësaj teknike do të bëhet e mundur shmangia e sëmundjeve të trashëguara.