Meta e ka përditësuar WhatsApp në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve të fundit, duke përfshirë këtu dhe aftësinë për t’u identifikuar në pajisje të shumta, që është fokusi kryesor prej disa kohësh.
Platforma e mesazheve tani po eksperimenton me një metodë të re identifikimi në web që nuk kërkon skanimin e një kodi QR. Siç është raportuar nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta (2.23.14.18) i WhatsApp në Android përfshin një opsion të ri për të lidhur llogarinë tuaj në web me një numër telefoni.
Kjo është një metodë e veçantë që ofrohet krahas opsionit të skanimit të kodit QR, i cili ka qenë metoda e parazgjedhur për lidhjen e llogarisë tuaj me një pajisje të re. Opsioni alternativ i hyrjes duket të jetë i disponueshëm në një grup më të gjerë pajisjesh që përdorin versionin më të fundit beta të WhatsApp. Ky funksion mund të aksesohet duke përdorur të njëjtën proçedurë si kur lidhni një pajisje të re me një kod QR.
Pra, ju vetëm duhet të prekni menunë me tre pika në këndin e sipërm djathtas dhe të zgjidhni “Linked Devices“. Më pas do të shihni një buton që thotë “Link a Device” dhe duke shtypur mbi të shfaqet skanuesi i kodit QR. Më poshtë, do të shihni një opsion që thotë, “Link ëith phone number instead“. Kur ta prekni, do të ridrejtoheni në një ekran ku duhet të futni një kod me tetë karaktere. Pas kësaj, hapni WhatsApp në kompjuterin tuaj dhe zgjidhni “Link ëith phone number” në vend të metodës së kodit QR.