Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
    11 Tetor, 2025
    Përjetoni fuqi të jashtëzakonshme dhe pastrim inteligjent
    11 Tetor, 2025
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
    Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
    9 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se panelet diellore vazhdojnë të jenë funksionalë dhe pas 30 vitesh punë
    9 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
    Apple adreson problemin e gërvishtjeve në serinë iPhone 17
    26 Shtator, 2025
    9 shërbime të reja që do të vijnë në smartphone-t Galaxy me One UI 8.5
    24 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
    AI krijon gjenomën e viruseve që mund të shkatërrojnë bakteret
    4 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Mercedes-Benz prezanton një model të ri GLC tërësisht elektrik
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
    11 Tetor, 2025
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
    Plotësoni këtë pyetësor për të mësuar se cila racë e qenve i përshtatet stilit tuaj
    8 Tetor, 2025
    Energjia e gjeneruar nga burimet e rinovueshme tejkalon atë të gjeneruar nga termocentralet
    8 Tetor, 2025
    Sonic The Hedgehog do të jetë ambasador zyrtar i Lojërave Olimpike
    7 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Edicioni “Kritikët e Rinj” i Ponder bashkon mediat Shqiptare dhe të rinjtë kundër lajmeve të rreme
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Edicioni “Kritikët e Rinj” i Ponder bashkon mediat Shqiptare dhe të rinjtë kundër lajmeve të rreme
Tech

Edicioni “Kritikët e Rinj” i Ponder bashkon mediat Shqiptare dhe të rinjtë kundër lajmeve të rreme

Last updated: 7 Korrik, 2023 12:23 am
Ndaj
6 Min lexim

Data 5 Korrik shënjoi një ngjarje të rëndësishme në kryeqytet për mediat më të spikatura në vend dhe të rinjtë pjesëmarrës në konkursin PONDER “Kritikët e Rinj”.

Një konkurs i cili organizohet nga ICTSLab me mbështetjen e UNICEF Albania dhe Qeverisë Italiane mblodhi më shumë se 10 përfaqësues të mediave tradicionale dhe online si dhe u nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe shoqatës ALBICT për mundësinë e praktikave të punës për të rinjtë e angazhuar në PONDER.

Ky event mblodhi gazetarë e figura të rëndësishme mediatike në vend si znj. Amela Krasniqi (AMA), z. Aleksandër Çipa (Unioni i Gazetarëve) znj. Mira Kazhani (Tirana Post), z. Flogert Muça (Lexo.al), z. Fation Binjaku (Panorama), z. Ardit Rada (Java News), z. Luiz Tanushi (Tirananews.al), Gazeta TemA, Shqip.com, Dritare TV dhe Report TV.

Memorandumi i bashkëpunimit do të krijojë mundësi internship për të rinjtë dhe të rejat e edicioneve të PONDER të cilët mund të zhvillojnë më tutje aftësitë e fituara gjatë programit. Një praktikë profesionale e mësime për të rinjtë, gjatë internshipeve të rinjtë e PONDER trajnohen në fushën e redaktimeve, montimit të lajmit, gazetarisë dhe transmetimit.

Përgjatë fjalës së saj, Kryetarja e AMA-s vendosi theksin tek rëndësia e programeve të tilla të cilat përmirësojnë dhe rrisin efikasitetin e lajmit, perceptimin e të rinjve për median si dhe afirmoi angazhimin e saj në vijim për nisma si kjo. Në të njëjtën kohë, z. Aleksandër Çipa përmendi nevojën që ka media për të rinjtë dhe zërin e tyre si një katalizator pozitiv për qytetarinë aktive.

Gjatë evenimentit, Ema Meçaj, fituese e internship të PONDER pranë Top Channel, u shpreh se kjo eksperiencë e rriti dhe i dha asaj motivimin për të qënë një zë i rëndësishëm i të rinjve për kauza si të drejtat e njeriut. “Falë PONDER unë fitova një internship në televizionin kombëtar Top Channel në emisionin Wake Up, ku pata mundësinë të punoja me profesionistë të mirëfilltë të fushës së gazetarisë dhe të vija në praktikë aftësitë që kisha fituar gjatë PONDER. Janë aftësi që më kanë shoqëruar gjithë jetën, edhe pas përfundimit të internshipit kur u punësova në Wake Up-Top Channel si gazetare me kohë të plotë, edhe në përfaqësimet që i kam bërë rinisë shqiptare në forume dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si pjesë e bordit këshillimor të adoleshentëve të UNICEF Shqipëri.” u shpreh ajo.

Evenimenti u përshëndet nga znj. Edina Kozma, zëvendës përfaqësuese e UNICEF Albania e cila në fjalën e saj përmendi angazhimin e UNICEF në mbështetjen e nismave si PONDER dhe simotrave të saj për të vënë theksin tek rëndësia e mendimit kritik, perspektivave rinore tek të rinjtë shqiptarë duke qenë se kjo e fundit mungon përgjatë edukimit formal. Ajo u shpreh se: “Media, ndërkohë që mund të ofrojë një platformë për adoleshentët dhe të rinjtë për t’u shprehur, për të zhvilluar aftësi sociale, për të formuar besime dhe vlera, ka një ndikim të madh, veçanërisht në ditët e sotme në mesin e Gjeneralit Z. Shifrat, modelet, shfaqjet që promovon kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën e të rinjve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë botën. Mendoj se të gjithë jemi shumë të njohur me ndikimin që patën media në komunikimin gjatë pandemisë Covid-19, nivelin e informacionit të duhur dhe të dobishëm, por edhe scoop, karremi i klikimeve, keqinformimin  ishin me ne prej disa muajsh.”

Në fjalën e tij, Kryetari i Bordit të ALBICT, z. Kushtrim Shala ndau falënderimin e tij me mediat për ndërmarrjen e një hapi të tillë me vlerë për shoqërinë shqiptare, ri-forcimin e lidhjes me të rinjtë por sidomos rëndësinë e angazhimit të këtyre të fundit në një mjedis mjaft të rëndësishëm siç është media. Ai vuri në pah edhe një herë numrat frymëzues të PONDER për një vit duke angazhuar 400 të rinj në rang kombëtar, si një tablo e qartë e nevojës së të rinjve për të qenë pjesë e zhvillimit por edhe të perspektivave të vlefshme që ata kanë ndarë nëpërmjet eseve të tyre në këtë projekt.

Përgjatë këtij evenimenti, Konkursi “Kritikët e Rinj” shpalli 5 të rinjtë fitues të cilët ishin përzgjedhur pas një sërë aplikimesh me të rinjtë të cilët u përfaqësuan me esetë e tyre: Aksel Mana, Anja Tahirllari, Egnald Çela, Edel Gjoni dhe Elis Salla.

Konkursi “Kritikët e Rinj” ftoi aplikimet që prej datës 16 Qershor ku të rinjtë mund të dërgonin esetë e tyre përmes faqes zyrtare të PONDER. 5 punimet më të mira u shpërblyen me 5 tabletë.

PONDER është një program social-rinor zhvilluar nga UNICEF dhe implementuar në Shqipëri në bashkëpunim me ICTSlab ndërsa që prej 2020-ës janë zhvilluar 6 edicione. Më tepër sesa një eveniment, PONDER është shndërruar në një lëvizje e cila nxit tek moshat e reja aftësinë e të menduarit kritik përballë informacioneve të hasin në media.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Gjenerata e ardhshme e smartphone-ve të palosshëm nga Samsung do të prezantohet në datën 26 korrik
Tjetra Për të fshirë adresën tuaj në Threads, ju duhet të fshini bashkë me të dhe adresën e Instagramit

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
Science
11 Tetor, 2025
Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
Gaming
11 Tetor, 2025
Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
Entertainment
11 Tetor, 2025
Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
Tech
11 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Kujdes nga mashtrimi kibernetik me gjoba të rreme!

17 Shtator, 2025
Tech

Sfida globale me ndryshimet klimatike, BE bashkëpunon me Huawei për uljen e emetimit të karbonit

29 Qershor, 2021
Tech

Meta prezanton gjeneratën e re të syzeve inteligjente Aria Gen 2

2 Mars, 2025
Tech

Ligji i parë madhor për të rregulluar inteligjencën artificiale merr dritën jeshile të BE

22 Maj, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?